Shqipëria Postuar më 26 Tetor 2022, 13:28

Rriten të ardhurat për 70 mijë punonjës - Ibrahimaj: Kufiri i patatueshëm shkon në 50 mijë lekë, taksohen 14 mijë profesionistë

Nga SCAN TV
Rriten të ardhurat për 70 mijë punonjës - Ibrahimaj: Kufiri

Prezantimi për herë të parë i buxhetit të vitit 2023 në Komisionin e Ekonomisë dhe Fianncave ka nisur me debate për shkak se drafti nuk shoqërohej me efketet financiare që vijnë nga paketa fiskale. Deputetët demokratë kanë qenë kundër dëgjesës, duke e cilësuar atë të paligjshme.

Por përpos kundërshtive, Ministrja e Financave ka prezantuar buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Ministrja Delina Ibrahimaj, përmendi që një ndër përfitimet që sjell paketa fiskale dhe specifikisht ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është rritja e nivelit të pagës së pa tatueshme në 50 mijë lekë, e cila përkthehet në më shumë të ardhura për 70 mijë individë më paga nga 40-50 mijë lekë në muaj.

Po ashtu ky ligj do të përfshijë në skemën e tatim fitimit afro 14 mijë profesionistë të lirë.

Ministrja u ndal edhe në rritjen e gjobave për biznesin, ku theksoi se qëllimi kryesor është diferencimi i penaliteteve sipas madhësisë së subjekteve dhe dyfsihimi i masave administrative për punën në të zezë dhe nëndeklarimin e pagave, ku është përqendruar edhe fushata aktuale e administratës tatimore.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat