Bursat europiane, në rënie të lehtë - Fokusi i tregjeve, te fitimet e korporatave dhe te takimi i BQE

Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të fitimeve tremujore të korporatave, që kanë zhgënjyer investitorët.
Gjithashtu, tregjet po presin edhe takimin e Bankës Qendrore Europiane, të enjten, ku me shumë mundësi norma bazë e interesit do të rritet me 75 pikë bazë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.3%, me sektorin e teknologjisë që realizon humbjet më të mëdha. Në sesionin e kaluar, tregjet europiane realizuan fitime për të tretin sesion me radhë, pasi të dhënat në SHBA sugjerojnë se Rezerva Federale mund të mos jetë shumë agresive me rritjen e interesave.
Përsa i përket fitimeve të korporatave, Alphabet, që është kompania mëmë e Google, zhgënjeu investitorët duke publikuar fitime poshtë pritshmërive të tregjeve. Për këtë arsye, aksionet e kompanisë ranë me rreth 6.5% në sesionin e kaluar, duke tërhequr me vete edhe kompanitë e tjera të këtij sektori. Gjatë ditës së sotme, do të publikojnë pasqyrat e tyre financiare kompani si, Meta, Coca Cola dhe McDonalds.
SCAN
Sondazh

Kursi i Këmbimit – Forcohet paundi dhe euro, dollari sheh rënie të vlerës
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure pasi është blerë sot me 117.5 lekë dhe është shitur me 119 lekë në raport me një......

Turqia regjistron 28 miliardë dollarë hyrje nga origjina të paqarta në 8 muajt e parë të vitit - Ministri i financave: Një pjesë e tyre ishin para legjitime nga pushuesit rusë!
Një rekord prej 28 miliardë dollarë parash nga origjina të paqartë kanë hyrë në Turqi midis janarit dhe gushtit të këtij viti, raportoi të martën Financial......

Gazprom fillon testimin e furnizimeve me gaz nga fusha në tubacionin e Kinës
Gjigandi rus energjetik Gazprom tha se ka filluar testimin e furnizimit me gaz nga fusha e Kovykta, më e madhja në Siberinë lindore, për tubacionin Power of......

Ekonomistët: Fed do të rritet sërish normën e interesi - Duhet të ndalojë kur inflacioni të përgjysmohet!
Rezerva Federale e SHBA do të bëjë rritjen e saj të katërt radhazi me 75 pikë bazë të normës së interesit më 2 nëntor, sipas ekonomistëve të anketuar nga......

BE do t’u propozojë bankave të ofrojnë 'pagesa të menjëhershme' të detyrueshme në euro
Bankave në eurozonë do t'u kërkohet të ofrojnë 'pagesa të menjëhershme' në monedhën e përbashkët 24/7 sipas draft rregullave të Bashkimit Europian të parë nga......

Dritëhijet e Sunak, kryeministrit më të pasur të Britanisë
Gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve në Partinë Konservatore, kur u mund nga Liz Truss, Rishi Sunak kishte parashikuar gjithçka, në çdo detaj: "Ulja e......

1.3 milionë familje greke, kompensim për ngrohjen - Shuma totale e parashikuar në ndihmë të tyre është 500 milionë euro
Janë 1.3 milion familje greke, që do të kompensohen për ngrohjen këtë dimër. Vendimi i përbashkët ministror që do të specifikojë kërkesat për kompensimin e......

Kriza e parë e vërtetë globale e energjisë po ndodh! - Vendet eksportuese të naftës reduktojnë furnizimet
Shtrëngimi i tregjeve për sa i përket gazit natyror të lëngshëm në të gjithë botën dhe reduktimi i furnizimit nga ana e prodhuesve kryesorë të naftës, kanë......