Turqia regjistron 28 miliardë dollarë hyrje nga origjina të paqarta në 8 muajt e parë të vitit - Ministri i financave: Një pjesë e tyre ishin para legjitime nga pushuesit rusë!

Një rekord prej 28 miliardë dollarë parash nga origjina të paqartë kanë hyrë në Turqi midis janarit dhe gushtit të këtij viti, raportoi të martën Financial Times. Ministri i financave i Turqisë, megjithatë, i ka minimizuar këto shqetësime.
Ministri turk i financave Nureddin Nebati i tha FT se ai besonte se "të ardhurat e pallogaritura për turizëm" ishin një pjesë kyçe e flukseve të tilla neto, të cilat kategorizohen si "gabime dhe lëshime neto" nga banka qendrore turke nën llogaritë e Bilancit të Pagesave, raportoi FT.
Një pjesë e parave erdhën nga turistët rusë të cilët duhej të përdornin para të gatshme, pasi nuk ishin në gjendje të hynin në sistemet e pagesave financiare ndërkombëtare për shkak të sanksioneve, tha ai për median.
Nebati tha për FT se marrëdhëniet e Turqisë dhe Rusisë janë thjesht "marrëdhënie të mira fqinjësore".
Rusët kanë qenë grupi i dytë më i madh i vizitorëve të huaj në Turqi deri më tani, duke përbërë rreth 13% të totalit të vizitorëve, sipas Ministrisë Turke të Kulturës dhe Turizmit. Gjermanët kanë qenë grupi më i madh i udhëtarëve të huaj në Turqi në tetë muajt e parë të vitit.
Nebati gjithashtu ia atribuoi disa nga flukset hyrëse të pakategorizuara kompanive dhe individëve turq, të cilët riatdhesuan paratë - disa herë në para të gatshme - në vendin e tyre, sipas FT.
Ai shtoi se të gjitha hyrjet ishin legjitime, duke shtuar se Turqia "vepron me shumë kujdes brenda sistemit financiar ndërkombëtar. Nuk është një vend që sillet në mënyra që do të shkaktojnë shkelje të sistemit financiar ndërkombëtar".
Flukset e mistershme hyrëse në Turqi nuk janë të reja, por ato po vihen nën vëzhgim në rritje ndërsa Ankaraja dhe Moska po afrohen më tej. Javën e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij do të punojë me Rusinë për të krijuar një “qendër të gazit natyror”, raportoi Anadolu Agency e Turqisë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gazprom fillon testimin e furnizimeve me gaz nga fusha në tubacionin e Kinës
Gjigandi rus energjetik Gazprom tha se ka filluar testimin e furnizimit me gaz nga fusha e Kovykta, më e madhja në Siberinë lindore, për tubacionin Power of......

Ekonomistët: Fed do të rritet sërish normën e interesi - Duhet të ndalojë kur inflacioni të përgjysmohet!
Rezerva Federale e SHBA do të bëjë rritjen e saj të katërt radhazi me 75 pikë bazë të normës së interesit më 2 nëntor, sipas ekonomistëve të anketuar nga......

BE do t’u propozojë bankave të ofrojnë 'pagesa të menjëhershme' të detyrueshme në euro
Bankave në eurozonë do t'u kërkohet të ofrojnë 'pagesa të menjëhershme' në monedhën e përbashkët 24/7 sipas draft rregullave të Bashkimit Europian të parë nga......

Dritëhijet e Sunak, kryeministrit më të pasur të Britanisë
Gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve në Partinë Konservatore, kur u mund nga Liz Truss, Rishi Sunak kishte parashikuar gjithçka, në çdo detaj: "Ulja e......

1.3 milionë familje greke, kompensim për ngrohjen - Shuma totale e parashikuar në ndihmë të tyre është 500 milionë euro
Janë 1.3 milion familje greke, që do të kompensohen për ngrohjen këtë dimër. Vendimi i përbashkët ministror që do të specifikojë kërkesat për kompensimin e......

Kriza e parë e vërtetë globale e energjisë po ndodh! - Vendet eksportuese të naftës reduktojnë furnizimet
Shtrëngimi i tregjeve për sa i përket gazit natyror të lëngshëm në të gjithë botën dhe reduktimi i furnizimit nga ana e prodhuesve kryesorë të naftës, kanë......

Fitimet e mëdha të kompanive amerikane të naftës - 68% më shumë të ardhura për fuçi të prodhuar në vitin 2022
Kompanitë e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të arkëtojnë 68% më shumë të ardhura për fuci nafte të prodhuar në vitin 2022, pasi cmimet në......

Zhvlerësimi i dollarit rrit çmimin e naftës - Kompanitë prodhuese i tremben tkurrjes së kërkesës
Çmimet e naftës u rritën pasi dollari amerikan u zhvlerësua përballë monedhave të tjera të mëdha, por fitimet u kufizuan nga shqetësimet për ngadalësimin e......