Rajoni Postuar më 26 Tetor 2022, 10:15

Tensionet mbi targat e makinave - Afrohet afati për serbët për kushtet e vendosura nga Kosova

Nga SCAN TV
Tensionet mbi targat e makinave - Afrohet afati për serbët për

Tensionet janë të larta për targat e veturave ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve etnikë në komunat me shumicë serbe.

Prishtina refuzon të shtyjë afatin e fundit të muajit, duke kërkuar që të gjithë ata që banojnë në Kosovë të ndërrojnë targat e veturave të prodhuara nga Serbia me ato kosovare.

Kosova është përpjekur të detyrojë serbët të pranojnë autoritetin e Prishtinës në çështjet rutinë burokratike që kur ajo shpalli pavarësinë në 2008.

Prishtina konteston vlefshmërinë e këtyre targave, duke pretenduar se kalimi në targa të lëshuara nga Kosova është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011 ndërmjet dy palëve.

Pak kalojnë në targa të reja pavarësisht thirrjeve nga Prishtina

Pavarësisht ndezjes së çështjes, zëdhënësi i qeverisë amerikane Ned Price tha se Shtëpia e Bardhë ka besim se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje në mënyrë paqësore në ditët në vijim.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se vendi thjesht po ushtron të drejtën e tij për sovranitet.

"Tashmë e kemi shtyrë afatin. Në vend që të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori ku të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të vjetruara do të mund t'i konvertojnë ato në targa legjitime."

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që veturat me ato targa t’i shndërrojnë në të ligjshme”, tha Kurti.

Rreth 50,000 njerëz që jetojnë në zonat me shumicë serbe të veriut përdorin targa regjistrimi të lëshuara nga autoritetet serbe në kundërshtim me institucionet kosovare.

Kur u kthye njoftimi më 1 shtator, paqeruajtësit e NATO-s u vendosën në Kosovën veriore për të qetësuar tensionet pasi serbët etnikë vendosën postblloqe në shenjë proteste ndaj vendimit të Prishtinës.

Shtypi vendas në Kosovë raportoi se numri i atyre që kanë kaluar në targat e veturave të lëshuara nga Kosova është vetëm në dhjetëra.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat