Bota Postuar më 26 Tetor 2022, 09:54

Nafta, pranë 92 USD për fuçi - Mundësitë për recesion global, presion mbi çmimet

Nga SCAN TV
Nafta, pranë 92 USD për fuçi - Mundësitë për

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave të industrisë që treguan se rezervat e naftës bruto u rritën më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë javës së kaluar, që kanë përforcuar mundësitë për një recesion.

Në anën tjetër, dobësimi i dollarit amerikan ka kufizuar humbjet. Nafta Brent e Londrës për dhjetorin po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me mbi 1 dollar. Nafta bruto amerikane po tregtohet pranë nivelit të 84 dollarëve për fuçi.

Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 4.5 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 21 tetor, ndërsa analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje prej 200 mijë fuçi. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme, nga administrata për Informimin mbi Energjinë. Ndër zhvillimet e tjera, Shtëpia e Bardhë e mirëpriti vendimin e Arabisë Saudite për të ndihmuar Ukrainën në luftën me Rusinë.

Njëkohësisht, presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se çmimet e naftës dhe benzinës mund të rritenb përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit, dhe paralajmëroi Arabinë Saudite se do të përballet me pasoja, për shkak të bashkëpunimit me Rusinë për të ulur prodhimin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat