Cilat janë projektet që do të financohen në 2023? - 385 milionë euro fonde, nga hekurudhat tek qeverisja dixhitale

Një sërë projektesh do të “marrin jetë” gjatë vitit të ardhshëm me financim të huaj. Referuar listës që bashkëshoqërojnë buxhetin 2023, parashikohet që vitin që vjen projektet të arrijnë një një vlerë totale financimi prej 45.6 miliardë lekë apo 385 milionë euro.
Më shumë se gjysma e këtyre fondeve do të shkojë për projekte në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Ndërkohë përgjatë vitit të ardhshëm një pjesë e mirë fondesh prej 62.6 milionë euro parashikohet të shkojë për furnizimin me ujë dhe kanalizime, ku përfshihet rrikonstruksion i rrjetit të furnizimit në Bashkitë Tiranë dhe Durrës, rrjeti i kanalazimeve në Tiranën e Madhe si dhe menaxhimi mbetjeve urbane të kryeqytetit.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar projekteve që do të zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të cilat janë vënë në dispozicion 49.2 milionë euro, ku një pjesë e mirë do të shkojë për rehabilitimin e lumit të Vlorës, rrugët rurale, furnizimin me ujë të zonave rurale, etj. Po ashtu për transportin hekurudhor parashikohet që në 2023-shin të finacohen afro 28.2 milionë euro të cilat do të përdoren për linjën hekurudhore Shkodër-Hani i Hotit; rehabilitimin e linjës Durrës-Terminali i pasagjerëve Tiranë; ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas, dhe studim fizibiliteti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Ndërsa 50.6 milionë euro janë vendosur në dispozicion për projekte të pa specifikuara që lidhen me forcat e luftimit. Ajo që vihet re është se një vëmendje e veçantë do ti kushtohet zhvillimit rural, ku përfshihet zhvillimi qendrushëm i zonave rurale që financohet nga qeveria gjemane përmes GIZ si dhe programi IPARD III me një fondtotal prej 28 milion eurosh . Për përmirësimin e sistemeve dixhitale, apo siç quhet ndryshe e- qeverisja janë parashikuar rreth 25.3 milionë euro. Për përmirësimin e infrastrukturës në shendëtësi, vitin e ardhshëm do të financohen projekte me vlerë 14.3 milionë euro.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Rriten të ardhurat për 70 mijë punonjës - Ibrahimaj: Kufiri i patatueshëm shkon në 50 mijë lekë, taksohen 14 mijë profesionistë
Prezantimi për herë të parë i buxhetit të vitit 2023 në Komisionin e Ekonomisë dhe Fianncave ka nisur me debate për shkak se drafti nuk shoqërohej me efketet......

Automjetet elektrike dhe makinat vetë-drejtuese / Sekretari amerikan i transportit Pete diskuton pengesat psikologjike
Ka shumë zgjedhje politikash që mund t'i ndihmojnë automjetet elektrike (EV) të kapin renditjet kryesore: kreditë e vazhdueshme tatimore për blerjet EV; më......

Paralizohet porti më i madh i Greqisë – Sindikatat e punonjësve detarë në grevë për pasigurinë e punës dhe kostot e larta
Ujërat në portin më të madh të Greqisë qëndruan të qetë, ndërsa varkat dhe tragetet mbetën të ankoruar pasi sindikatat organizuan një grevë 24-orëshe. Qindra......

Albanian economy loses millions of euros for several reasons - Prençe: We are asking for help to go into a closed cycle
The costume material industry requests help from the government through some new policies that will help companies operating in this sector be transformed into......

Çmimet e energjisë elektrike në Ballkan - Më të lartat në Mal të Zi, më të ulëtat në Kosovë
Në Ballkanin Perëndimor, Kosova kishte energjinë më të lirë për familjet në gjysmën e parë të vitit, ndërsa çmimi ishte më i larti në Mal të Zi, sipas......

Tensionet mbi targat e makinave - Afrohet afati për serbët për kushtet e vendosura nga Kosova
Tensionet janë të larta për targat e veturave ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve etnikë në komunat me shumicë serbe. Prishtina refuzon të shtyjë......

Nafta, pranë 92 USD për fuçi - Mundësitë për recesion global, presion mbi çmimet
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave të industrisë që treguan se rezervat e naftës bruto u rritën më shumë se parashikimet e......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Fokusi i tregjeve, te fitimet e korporatave dhe te takimi i BQE
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të fitimeve tremujore të korporatave, që kanë zhgënjyer......