Zbulohet mashtrimi me bursat online - Operacion i përbashkët Itali-Shqipëri. Qindra italianë të mashtruar humbën mbi 3 milion euro

Qindra qytetarë italianë janë mashtruar nga një organizatë kriminale, e cila vepronte në Shqipëri dhe premtonte fitime të lehta përmes tregtimit online në bursa. Shuma e mashtrimit i kalon tre milionë euro, megjithëse besohet se janë edhe më të mëdha.
Policia italiane e koordinuar nga Prokuroria e qytetit Pordenone në rajonin Friuli Venecia Xhulia, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, e koordinuar nga Prokuroria Speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (Spak), ka përfunduar hetimet që çuan në arrestimin e tre personave në Shqipëri, të cilët janë Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim në Shqipëri.
Në Tiranë u sekuestruan edhe dy call center me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter dhe dy serverët e lidhur me stacionet e punës. Në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua serveri i përdorur nga mashtruesit për të humbur gjurmët e kompjuterit të tyre dhe penguar hetimet.
“Gjatë hetimit rezultoi se autorët ishin të saktë për të bindur qytetarët të derdhnin mijëra euro. Ishin shumë të afërt me viktimat, silleshin si miq të vetmuar të viktimave duke përfituar edhe nga vetmia e tyre. Blerja niste me aksione në Amazon dhe fitime brenda një javë. Investimi më tej shtrihej tek kriptovalutat. Ishte krijuar një strukturë e vërtetë, operatorë e konsulentë. Besnikëria e klientit ishte aq efikase sa i lejonin përdorimin e kompjuterit të viktimës në kohë reale. Të shpeshta ishin edhe kontrolle emaileve dhe fotove në kompjuter. Kjo përdorej për presion duke i kërkuar investime e duke qenë agresivë," u shpreh Eneid Nakuçi, Prokuror i SPAK.
U zbulua një skemë kriminale veçanërisht komplekse, që përfshinte pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, si Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë dhe shndërrimin e tyre në kriptomonedha. Vlerësohet se lëvizja e parave mund të arrijë në disa dhjetëra milionë euro.
“Nga hetimet e para të mashtruarit italianë ishin 220. Një numër i madh parash të humbura. Në vijim të kontrolleve të kryera, mendojmë se personat e mashtruar shkojnë deri në 1200. Shqetësimi im është se paratë mund të përdoren me qëllim të keq. Paraja nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperojmë para, pasi në Bitcoin është e vështirë të rikuperohen këto para. Dua t’ju paralajmëroj të investoni në rrugë të ligjshme e të sigurta”, tha Raffaello Tito, prokuror italian.
Nga mbi 42 mijë përgjime telefonike të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në bindjen e viktimave për të hyrë në borxhe dhe për të paguar, me kalimin e kohës disa qindra mijëra euro. Hetimet zbuluan rreth 90 mijë kontakte telefonike të shtetasve italianë, për përdorim të operatorëve call center, gati për t'u lidhur për propozime false investimi.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Pas 7 vitesh, energji nga inceneratori - Pas caktimit të çmimit nga ERE, raportohen të dhënat e para të prodhimit
Për herë të parë që nga nisja e djegies së mbetjeve, inceneratori i Elbasanit raporton sasinë e energjisë së prodhuar e të hedhur në rrjetin e shpërndarjes.......

Cilat janë projektet që do të financohen në 2023? - 385 milionë euro fonde, nga hekurudhat tek qeverisja dixhitale
Një sërë projektesh do të “marrin jetë” gjatë vitit të ardhshëm me financim të huaj. Referuar listës që bashkëshoqërojnë buxhetin 2023, parashikohet që vitin......

Rriten të ardhurat për 70 mijë punonjës - Ibrahimaj: Kufiri i patatueshëm shkon në 50 mijë lekë, taksohen 14 mijë profesionistë
Prezantimi për herë të parë i buxhetit të vitit 2023 në Komisionin e Ekonomisë dhe Fianncave ka nisur me debate për shkak se drafti nuk shoqërohej me efketet......

Automjetet elektrike dhe makinat vetë-drejtuese / Sekretari amerikan i transportit Pete diskuton pengesat psikologjike
Ka shumë zgjedhje politikash që mund t'i ndihmojnë automjetet elektrike (EV) të kapin renditjet kryesore: kreditë e vazhdueshme tatimore për blerjet EV; më......

Paralizohet porti më i madh i Greqisë – Sindikatat e punonjësve detarë në grevë për pasigurinë e punës dhe kostot e larta
Ujërat në portin më të madh të Greqisë qëndruan të qetë, ndërsa varkat dhe tragetet mbetën të ankoruar pasi sindikatat organizuan një grevë 24-orëshe. Qindra......

Albanian economy loses millions of euros for several reasons - Prençe: We are asking for help to go into a closed cycle
The costume material industry requests help from the government through some new policies that will help companies operating in this sector be transformed into......

Çmimet e energjisë elektrike në Ballkan - Më të lartat në Mal të Zi, më të ulëtat në Kosovë
Në Ballkanin Perëndimor, Kosova kishte energjinë më të lirë për familjet në gjysmën e parë të vitit, ndërsa çmimi ishte më i larti në Mal të Zi, sipas......

Tensionet mbi targat e makinave - Afrohet afati për serbët për kushtet e vendosura nga Kosova
Tensionet janë të larta për targat e veturave ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe serbëve etnikë në komunat me shumicë serbe. Prishtina refuzon të shtyjë......