Qeveria Meloni votëbesohet në parlament - “Synojmë t'i japim vendit një të ardhme me më shumë liri, drejtësi, mirëqenie e siguri"

Në orët e para të së mërkurës qeveria e re e Italisë e kryesuar nga Giorgia Meloni ka marrë votëbesimin e 235 parlamentarëve në Dhomën e Deputetëve. Pa fshehur vështirësitë me të cilat duhet të përballet, duke filluar nga emergjenca me çmimet e larta të energjisë, pasi sipas saj, Italia është “një anije në mes të stuhisë”. Por, Meloni siguron se, është në krye të një “ekuipazhi të aftë” dhe do të bëjë gjithçka mundet, edhe me çmimin e “mos rizgjedhjes”, për ta sjellë anijen të sigurt në port.
Ajo është kryeministrja e parë femër, në krye të një partie të djathtë që doli e para në zgjedhje dhe tani i ka numrat dhe dëshiron të drejtojë për 5 vitet e ardhshme. Meloni synon t'i japë vendit, me receta të qarta dhe një ndryshim politikash, nga organet tatimore, te covid, te emigrantët dhe mbështetje për më të dobëtit duke rishikuar të ardhurat nga shtetësia, "një të ardhme me më shumë liri, drejtësi, mirëqenie dhe siguri".
Meloni e kupton se duhet të kapërcejë "paragjykimet" me të cilat shihet qeveria e saj edhe jashtë vendit. Dhe nuk është rastësi që ajo së pari siguron se Italia është pozicionuar fort me Perëndimin, kundër luftës së Putinit në Ukrainë, plotësisht brenda aleancës Atlantike. "Liria, deklaroi ajo, ka një kosto".
“Për ne, Bashkimi Europian është shtëpia e përbashkët e popujve europianë dhe si i tillë duhet të jetë në gjendje të përballojë sfidat e mëdha të kohës sonë, duke filluar nga ato që shtetet anëtare vështirë se mund t'i përballojnë të vetme. Unë mendoj për marrëveshjet tregtare, por edhe për furnizimin me lëndë të parë dhe energji, për politikat e migracionit, për zgjedhjet gjeopolitike, për luftën kundër terrorizmit. Sfida të mëdha, për të cilat Bashkimi Europian nuk ka qenë gjithmonë i gatshëm”, deklaroi Meloni.
Ditën e sotme qeveria e re italiane pritet të marrë edhe votëbesimin nga Senati.
SCAN
Sondazh

Berlini firmos marrëveshjen me Pekinin - 24.9% e portit të Hamburgut i jepet kinezes “Cosco”
Qeveria gjermane e Olaf Scholz ka firmosur marrëveshjen për hyrjen e sipërmarrjes shtetërore kineze Cosco në portin e Hamburgut. Cosco ka blerë 24.9% të......

Shtatori rrit kreditimin në Eurozonë - Por, BQE paralajmëron për një tremujor të katërt më të “ngurtë”
Huadhënia e bankave për kompanitë e eurozonës u përshpejtua më tej në shtator, duke zgjeruar kreditimin më të madh të sektorit në më shumë se një dekadë,......

Sunak, konfirmon Hunt në krye të financave - Kryeministri i ri britanik “rrethon” veten me njerëz besnikë
Kryeministri i Britanisë së Madhe emëroi ministrat e kabinetit të tij qeveritar pasi zëvendësoi Liz Truss në këtë post. Me emërimet e reja, Rishi Sunak ka......

Dollari, në nivelin më të ulët në 3 javë - Paundi dhe euro zgjerojnë fitimet, në fokus takimi i BQE të enjten
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit në sesionin e sotëm, për shkak të shenjave të tjera për ngadalësimin e ekonomisë......

Më shumë shqiptarë po përjetojnë stres në punë - Sipas Gallup, jemi të parët në Ballkan. Rritje me 14% në muajin tetor
Niveli i stresit në punë në vendin tonë është rritur më tej teksa shqiptarët kanë pohuar se ky element i shoqëron cdo ditë. Sipas raportit të Indeksit të......

Zbulohet mashtrimi me bursat online - Operacion i përbashkët Itali-Shqipëri. Qindra italianë të mashtruar humbën mbi 3 milion euro
Qindra qytetarë italianë janë mashtruar nga një organizatë kriminale, e cila vepronte në Shqipëri dhe premtonte fitime të lehta përmes tregtimit online në......

Pas 7 vitesh, energji nga inceneratori - Pas caktimit të çmimit nga ERE, raportohen të dhënat e para të prodhimit
Për herë të parë që nga nisja e djegies së mbetjeve, inceneratori i Elbasanit raporton sasinë e energjisë së prodhuar e të hedhur në rrjetin e shpërndarjes.......

Cilat janë projektet që do të financohen në 2023? - 385 milionë euro fonde, nga hekurudhat tek qeverisja dixhitale
Një sërë projektesh do të “marrin jetë” gjatë vitit të ardhshëm me financim të huaj. Referuar listës që bashkëshoqërojnë buxhetin 2023, parashikohet që vitin......