Shtatori rrit kreditimin në Eurozonë - Por, BQE paralajmëron për një tremujor të katërt më të “ngurtë”

Huadhënia e bankave për kompanitë e eurozonës u përshpejtua më tej në shtator, duke zgjeruar kreditimin më të madh të sektorit në më shumë se një dekadë, pavarësisht rritjes së normave të interesit dhe një recesioni të afërt, treguan të të dhënat e Bankës Qendrore Europiane. Por, institucioni me bazë në Frankfurt, paralajmëron se kërkesa për kredi pritet të bjerë në tremujorin e katërt në të gjithë sektorët pasi normat e interesit do të rriten më tej, ekonomia pritet të hyjë në recesion dhe kompanitë do të tkurrin investimet.
Kredia për bizneset në zonën e euros me 19 vende u zgjerua me 8.9% në shtator, ritmi më i shpejtë që nga fillimi i vitit 2009, duke tejkaluar një parashikim prej 8.8% një muaj më parë. Rritja e kredisë për individë ndërkohë u ngadalësua në 4.4%, nga 4.5% e parashikimeve.
Në vlerë monetare fluksi mujor i kredive për kompanitë, u ngadalësua ndjeshëm, duke rënë në 27.3 miliardë euro në shtator, nga 68.2 miliardë euro një muaj më parë. Rritja e kredisë ka qenë e fuqishme këtë vit edhe pse bankat shtrënguan aksesin në fonde, duke reflektuar pjesërisht nevojën e rritur të kompanive për likuiditet për të mbuluar kostot e larta të energjisë.
Qarkullimi i parasë në Eurozonë u përshpejtua në 6.3%, duke tejkaluar pritjet për 6.1%.
SCAN
Sondazh

Sunak, konfirmon Hunt në krye të financave - Kryeministri i ri britanik “rrethon” veten me njerëz besnikë
Kryeministri i Britanisë së Madhe emëroi ministrat e kabinetit të tij qeveritar pasi zëvendësoi Liz Truss në këtë post. Me emërimet e reja, Rishi Sunak ka......

Dollari, në nivelin më të ulët në 3 javë - Paundi dhe euro zgjerojnë fitimet, në fokus takimi i BQE të enjten
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit në sesionin e sotëm, për shkak të shenjave të tjera për ngadalësimin e ekonomisë......

Më shumë shqiptarë po përjetojnë stres në punë - Sipas Gallup, jemi të parët në Ballkan. Rritje me 14% në muajin tetor
Niveli i stresit në punë në vendin tonë është rritur më tej teksa shqiptarët kanë pohuar se ky element i shoqëron cdo ditë. Sipas raportit të Indeksit të......

Zbulohet mashtrimi me bursat online - Operacion i përbashkët Itali-Shqipëri. Qindra italianë të mashtruar humbën mbi 3 milion euro
Qindra qytetarë italianë janë mashtruar nga një organizatë kriminale, e cila vepronte në Shqipëri dhe premtonte fitime të lehta përmes tregtimit online në......

Pas 7 vitesh, energji nga inceneratori - Pas caktimit të çmimit nga ERE, raportohen të dhënat e para të prodhimit
Për herë të parë që nga nisja e djegies së mbetjeve, inceneratori i Elbasanit raporton sasinë e energjisë së prodhuar e të hedhur në rrjetin e shpërndarjes.......

Cilat janë projektet që do të financohen në 2023? - 385 milionë euro fonde, nga hekurudhat tek qeverisja dixhitale
Një sërë projektesh do të “marrin jetë” gjatë vitit të ardhshëm me financim të huaj. Referuar listës që bashkëshoqërojnë buxhetin 2023, parashikohet që vitin......

Rriten të ardhurat për 70 mijë punonjës - Ibrahimaj: Kufiri i patatueshëm shkon në 50 mijë lekë, taksohen 14 mijë profesionistë
Prezantimi për herë të parë i buxhetit të vitit 2023 në Komisionin e Ekonomisë dhe Fianncave ka nisur me debate për shkak se drafti nuk shoqërohej me efketet......

Automjetet elektrike dhe makinat vetë-drejtuese / Sekretari amerikan i transportit Pete diskuton pengesat psikologjike
Ka shumë zgjedhje politikash që mund t'i ndihmojnë automjetet elektrike (EV) të kapin renditjet kryesore: kreditë e vazhdueshme tatimore për blerjet EV; më......