Berlini firmos marrëveshjen me Pekinin - 24.9% e portit të Hamburgut i jepet kinezes “Cosco”

Qeveria gjermane e Olaf Scholz ka firmosur marrëveshjen për hyrjen e sipërmarrjes shtetërore kineze Cosco në portin e Hamburgut. Cosco ka blerë 24.9% të aksioneve të një prej katër terminaleve.
Konfirmimi vjen pas zërave të ditëve të fundit, dhe ka shkaktuar debate në Gjermani për ndikimin e mundshëm të Pekinit në infrastrukturat strategjike gjermane.
Një ditë më parë mediat gjermane publikuan marrëveshjen e arritur nga qeveria për një kuotë pjesëmarrjeje prej 24.9% për kompaninë shtetërore kineze Cosco në terminalin e Tollerort, një nga katër të portit të madh gjerman dhe një nga tre të grupit Hhla.
Bëhet fjalë për një kuotë më të vogël në krahasim me 35% për të cilën u fol në fillim, mes polemikave të forta dhe bllokadave të brendshme. Sipas konfirmimeve të fundit, dhe gjashtë ministritë e qeverisë Scholz fillimisht kundër bashkëpunimit Cosco – Hhla, tashmë e mbështesin marrëveshjen. Me më pak se 25% në fakt, grupi kinez nuk mund të ushtrojë formalisht një ndikim në menaxhimin e terminalit.
Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, u shpreh se me shumë mundësi nuk do të ketë më investime të tjera kineze në sektorë kritikë të infrastrukturës, duke shtuar se debatet për marrëveshjen me Cosco-n po vazhdojnë ende.
Por kritikat vazhdojnë. Opozita gjermane akuzon qeverinë se nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga varësia nga Rusia. Reagime të njëjta erdhën dhe nga të gjelbërit dhe liberalët e FDP-së, të dyja parti në qeveri me SPD-në e Scholz.
Në analizën për hyrjen e Cosco në Hamburg nuk shkruhet vetëm se rrezikohet një ndikim i fortë dhe domethënës i Kinës në operacionet në port dhe në transportin detar në Gjermani e Bashkimin Europian. Por pika kryesore është që në të kaluarën është vërtetuar se Cosco hyn shpesh në porte të reja si aksioner në minorancë, për të marrë më pas një kontroll më të madh deri në vonesën apo bllokimin total të vendimeve të rëndësishme.
Një nga promovuesit më të mëdhenj të hyrjes kineze në portin gjerman mbetet kryebashkiaku i Hamburgut, socialdemokrati Peter Tschentscher, një njeri shumë pranë kancelarit Scholz. Sipas tij, prishja e marrëveshjes do të ishte një disavantazh për Hamburgun në krahasim me Rotterdam-in dhe Anversën, ku Cosco ka kuota të terminaleve
Sondazh

Shtatori rrit kreditimin në Eurozonë - Por, BQE paralajmëron për një tremujor të katërt më të “ngurtë”
Huadhënia e bankave për kompanitë e eurozonës u përshpejtua më tej në shtator, duke zgjeruar kreditimin më të madh të sektorit në më shumë se një dekadë,......

Sunak, konfirmon Hunt në krye të financave - Kryeministri i ri britanik “rrethon” veten me njerëz besnikë
Kryeministri i Britanisë së Madhe emëroi ministrat e kabinetit të tij qeveritar pasi zëvendësoi Liz Truss në këtë post. Me emërimet e reja, Rishi Sunak ka......

Dollari, në nivelin më të ulët në 3 javë - Paundi dhe euro zgjerojnë fitimet, në fokus takimi i BQE të enjten
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit në sesionin e sotëm, për shkak të shenjave të tjera për ngadalësimin e ekonomisë......

Më shumë shqiptarë po përjetojnë stres në punë - Sipas Gallup, jemi të parët në Ballkan. Rritje me 14% në muajin tetor
Niveli i stresit në punë në vendin tonë është rritur më tej teksa shqiptarët kanë pohuar se ky element i shoqëron cdo ditë. Sipas raportit të Indeksit të......

Zbulohet mashtrimi me bursat online - Operacion i përbashkët Itali-Shqipëri. Qindra italianë të mashtruar humbën mbi 3 milion euro
Qindra qytetarë italianë janë mashtruar nga një organizatë kriminale, e cila vepronte në Shqipëri dhe premtonte fitime të lehta përmes tregtimit online në......

Pas 7 vitesh, energji nga inceneratori - Pas caktimit të çmimit nga ERE, raportohen të dhënat e para të prodhimit
Për herë të parë që nga nisja e djegies së mbetjeve, inceneratori i Elbasanit raporton sasinë e energjisë së prodhuar e të hedhur në rrjetin e shpërndarjes.......

Cilat janë projektet që do të financohen në 2023? - 385 milionë euro fonde, nga hekurudhat tek qeverisja dixhitale
Një sërë projektesh do të “marrin jetë” gjatë vitit të ardhshëm me financim të huaj. Referuar listës që bashkëshoqërojnë buxhetin 2023, parashikohet që vitin......

Rriten të ardhurat për 70 mijë punonjës - Ibrahimaj: Kufiri i patatueshëm shkon në 50 mijë lekë, taksohen 14 mijë profesionistë
Prezantimi për herë të parë i buxhetit të vitit 2023 në Komisionin e Ekonomisë dhe Fianncave ka nisur me debate për shkak se drafti nuk shoqërohej me efketet......