Bota Postuar më 11 Dhjetor 2022, 11:11

Mercedes-Benz do të kufizojë shpejtësinë e makinës derisa pronari i makinës të paguajë 1200 dollarë për abonim vjetor!

Nga SCAN TV
Mercedes-Benz do të kufizojë shpejtësinë e makinës

Mercedes-Benz ka bllokuar performancën e plotë të disa automjeteve elektrike, duke detyruar pronarët e makinave të paguajnë 1200 dollarë në vit. Kompania pretendon se "rritja e përshpejtimit do të çojë në rritjen e performancës" të automjeteve të saj Mercedes-EQ EQE dhe Mercedes-EQ EQS, por kjo është kritikuar gjithashtu nga shumë njerëz.

Një abonim për përshpejtimin që kompania thotë se do t'i lejojë makinat të ecin nga 0 në 60 mph më shpejt, me rreth 1 sekondë. Raportohet se kjo do të jetë e disponueshme vetëm në SHBA.

Kompania pretendon se "rritja e përshpejtimit rrit më tej performancën: fuqia e rritur elektronikisht e motorit gjithashtu rrit ndjeshëm çift rrotullues".

“Rregullimi i imët i motorëve elektrikë rrit fuqinë maksimale të motorit KW të Mercedes-EQ tuaj me 20-24 përqind, në varësi të fuqisë origjinale nga fabrika.

Çift rrotullues është rritur gjithashtu, duke lejuar makinën tuaj të përshpejtojë dukshëm më shpejt dhe më fuqishëm.”

Megjithatë, shumë pronarë makinash theksojnë se duke qenë se ky është një përditësim softuerësh dhe jo një përditësim hardueri, makinat tashmë kanë aftësinë fizike për të arritur potencialin e tyre të plotë, kështu që duket sikur ato, në fakt, janë duke u dobësuar qëllimisht për të inkurajuar konsumatorët të paguaj më shumë.

Lëvizja pasoi një lëvizje të ngjashme nga Tesla, e cila shpalosi një përmirësim prej 2000 dollarësh të quajtur "Nxitja e Përshpejtimit" për disa automjete që përfundimisht u anashkaluan nga hakerat.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......