Paralajmërimet e “rrezikshme” të FMN për Shqipërinë - Nga amnistia fiskale, tek pastrimi i parave dhe rritja e çmimeve

Foni Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë shqiptare të jetë më e kujdesshme lidhur me rrisqet që i kanosen ekonomisë. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundimin të konsultimeve të Nenit IV me Shqipërinë, ka rikonfirmuar qëndrimin kundër amnistisë tatimore të propozuar duke pasur parasysh rreziqet e qeverisjes dhe pastrimit të parave.
Referuar deklaratës zyrtare, FMN bënë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të rritur transparencën dhe besueshmërinë fiskale, për të përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe për të forcuar monitorimin dhe menaxhimin e rrezikut fiskal. Ndërsa vë theksin, te partneriteti publik-privat dhe kornizat e menaxhimit të investimeve publike, të cilat sugjerohen të përafrohen dhe të integrohen plotësisht në ciklin buxhetor.
Duke kërkuar me avancimin e reformave strukturore, FMN bënë thirrje për përparim të qëndrueshëm në reformat në drejtësi dhe antikorrupsion, duke vënë theksin tek dalja e përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave FATF.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, luftimi i informalitetit do të ndihmonte në frenimin e presioneve të emigracionit. Sa i takon rrisqeve me të cilat përballet vendi ynë, FMN shprehet se rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimit dhe energjisë janë një rrezik kryesor, veçanërisht nëse ato shkaktojnë efekte më të mëdha të raundit të dytë dhe trazira sociale. Ndërkohë, theksohet se ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj kushteve të pafavorshme të motit dhe një ndryshim në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme.
Nga ana tjetër, FMN vlerëson se pas një rimëkëmbjeje të fortë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka ruajtur një vrull pozitiv pavarësisht tronditjes së ekonomisë globale nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Rritja reale e PBB-së pritet të arrijë në 3.7 për qind në vitin 2022, si pasojë e aktivitetit të fuqishëm në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe shërbime.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pakistani, i rëndësishëm në Kupën e Botës - Vendi prodhon numrin më të madh të topave që përdoren në kampionat
Dhe pse një vend i dhënë më shumë pas kriketi-t, Pakistani po luan një rol shumë të rëndësishëm në Kampionatin Botëror të Futbollit duke prodhuar topat që......

Në luftë për vendin e parë si njeriu më i pasur në botë - Elon Musk mund sërish Bernard Arnault pas rënies nga renditja
Pasi humbi vendin e parë në renditjen e Forbes të njerëzve më të pasur në botë të enjten, shefi i Tesla kaloi Bernard Arnault të konglomeratit luksoz francez......

Turistët e parë në Hënë - Miliarderi japonez prezanton ekuipazhin
Një këngëtar korean i muzikës pop dhe një Dj amerikan do të jenë mes nëntë anëtarëve të misionit “Dear Moon”, të sponsorizuar nga miliarderi japonez Yusaku......

“Të taksohen ndotësit e mëdhenj të mjedisit!” - FMN: Nuk aplikohet taksa e karbonit. Sigurim i detyrueshëm në bujqësi!
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron që qeveria shqiptare të taksojë ndotësit e mëdhenj të mjedisit për të arritur objektivat në mbrojtje të klimës. Referuar......

Asnjë familje nën minimumin jetik - Është e drejtë Kushtetuese, por e pasanksionuar me ligj. Të miratohet brenda 2023
Është depozituar në Kuvend një kerkese per interpelance e cila synon përcaktimin me ligj të minimumit jetik, i cili të zbatohet më pas rigorozisht në......

Miliardat e energjisë së rinovueshme në BE - Sa do të kursenin vendet nëse objektivi rritet me 5%
Rritja e objektivit të BE-së për energjinë e rinovueshme me vetëm 5% mund të përgjysmojë importet e gazit dhe të kursejë miliarda euro. Ky "hap i vogël" në......

Mungojnë produktet ushqimore në Britani - Vendi po shkon drejt një dimri të zymtë, pasi çmimet vijojnë të rriten
Përtej mungesës së disa produkteve, inflacioni i ushqimeve ka shënuar një rekord në Britaninë e Madhe gjatë muajit nëntor. Vendi po shkon drejt një dimri të......

Universiteti, më pak se gjysma diplomohen - Gratë mbizotërojnë arsimin e lartë, por meshkujt drejtojnë
“Scan Intel” referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave” në publikimin “Burra dhe Gra” për vitin 2022, ka kryer një analizë të thelluar mbi......