Pakistani, i rëndësishëm në Kupën e Botës - Vendi prodhon numrin më të madh të topave që përdoren në kampionat

Dhe pse një vend i dhënë më shumë pas kriketi-t, Pakistani po luan një rol shumë të rëndësishëm në Kampionatin Botëror të Futbollit duke prodhuar topat që përdoren në fushat stërvitore në Katar dhe kopjet që u shiten tifozëve në mbarë botën.
Forward Sports, një kompani shumëkombëshe e pajisjeve sportive në qytetin verilindor të Sialkot, bashkëpunon me Adidas prej rreth 20 vitesh. Kompania është prodhuesi i dytë i topit zyrtar të Kupës së Botës në Katar.
Gjithsej janë prodhuar 5.5 milionë topa zyrtarë, përfshirë këtu dhe 60 mijë kopje me cilësi të lartë të topave të përdorura gjatë ndeshjeve. Ata përdoren nga skuadrat ndërsa stërviten në Katar dhe u shiten si një produkt entuziastëve të futbollit në të gjithë globin, ndërsa pjesa tjetër shiten si topa me çmime më të ulëta për kohën e lirë dhe suvenir. Topat e ndeshjes janë prodhuar në Kinë. Adidas nuk pranoi të identifikonte prodhuesin.
Punëtorët në fabrikë shprehen se cilësia e mirë e prodhimit është rezultat i përkushtimit, aftësive dhe dashurisë së madhe për futbollin. Dhe pse ky sport ka shumë tifozë në vend, kombëtarja e Pakistanit renditet në vendin e 194 nga 211 sipas vlerësimit të FIFA-s.
Pakistani mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të topave të futbollit, së bashku me Kinën dhe Indinë. Dhoma vendore e tregtisë tha se më shumë se 43 milionë topa me vlerë 191 milionë dollarë u prodhuan në Sialkot në vitin financiar 2021/22.
8% e popullsisë së Sialkot prej rreth 1 milion njerëz punojnë në këtë industri, por shumë thonë se kanë pak kohë për ta parë produktin e tyre në veprim.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Në luftë për vendin e parë si njeriu më i pasur në botë - Elon Musk mund sërish Bernard Arnault pas rënies nga renditja
Pasi humbi vendin e parë në renditjen e Forbes të njerëzve më të pasur në botë të enjten, shefi i Tesla kaloi Bernard Arnault të konglomeratit luksoz francez......

Turistët e parë në Hënë - Miliarderi japonez prezanton ekuipazhin
Një këngëtar korean i muzikës pop dhe një Dj amerikan do të jenë mes nëntë anëtarëve të misionit “Dear Moon”, të sponsorizuar nga miliarderi japonez Yusaku......

“Të taksohen ndotësit e mëdhenj të mjedisit!” - FMN: Nuk aplikohet taksa e karbonit. Sigurim i detyrueshëm në bujqësi!
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron që qeveria shqiptare të taksojë ndotësit e mëdhenj të mjedisit për të arritur objektivat në mbrojtje të klimës. Referuar......

Asnjë familje nën minimumin jetik - Është e drejtë Kushtetuese, por e pasanksionuar me ligj. Të miratohet brenda 2023
Është depozituar në Kuvend një kerkese per interpelance e cila synon përcaktimin me ligj të minimumit jetik, i cili të zbatohet më pas rigorozisht në......

Miliardat e energjisë së rinovueshme në BE - Sa do të kursenin vendet nëse objektivi rritet me 5%
Rritja e objektivit të BE-së për energjinë e rinovueshme me vetëm 5% mund të përgjysmojë importet e gazit dhe të kursejë miliarda euro. Ky "hap i vogël" në......

Mungojnë produktet ushqimore në Britani - Vendi po shkon drejt një dimri të zymtë, pasi çmimet vijojnë të rriten
Përtej mungesës së disa produkteve, inflacioni i ushqimeve ka shënuar një rekord në Britaninë e Madhe gjatë muajit nëntor. Vendi po shkon drejt një dimri të......

Universiteti, më pak se gjysma diplomohen - Gratë mbizotërojnë arsimin e lartë, por meshkujt drejtojnë
“Scan Intel” referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave” në publikimin “Burra dhe Gra” për vitin 2022, ka kryer një analizë të thelluar mbi......

BQE paralajmëron: Një kufi i çmimit të gazit të BE-së rrezikon stabilitetin financiar!
Banka Qendrore Europiane është e shqetësuar për rreziqet e mundshme për tregjet financiare nga një kufi në mbarë BE-në mbi çmimet e gazit natyror. Blloku ka......