Europa Postuar më 10 Dhjetor 2022, 10:58

Miliardat e energjisë së rinovueshme në BE - Sa do të kursenin vendet nëse objektivi rritet me 5%

Nga SCAN TV
Miliardat e energjisë së rinovueshme në BE - Sa do të

Rritja e objektivit të BE-së për energjinë e rinovueshme me vetëm 5% mund të përgjysmojë importet e gazit dhe të kursejë miliarda euro. Ky "hap i vogël" në ambicien për burimet e rinovueshme do të përbënte një ndryshim masiv, sipas grupit të ekspertëve të energjisë Ember.

Miratimi i një objektivi që burimet e rinovueshme të përbëjnë 45% - në vend të 40% - të përzierjes energjetike të Europës deri në fund të dekadës, do të kursente 43 miliardë euro në vitin 2030. Në total, 200 miliardë euro kosto gazi mund të shmangen mes 2025-ës dhe 2030-ës. Në këtë periudhë, vetëm Gjermania do të kursente 49.7 miliardë euro, Italia 29.9 miliardë euro dhe Holanda 20.2 miliardë euro.

Gjithashtu do të përgjysmonte importet e gazit në BE. Raporti vjen në një kohë që ministrat e energjisë të Europës janë gati të marrin një vendim nëse do të mbështesin objektivat më të larta të energjisë së rinovueshme. BE-ja përshkroi planet në maj të këtij viti për një rritje "masive" të energjisë së erës dhe asaj diellore në një përpjekje për të hequr gradualisht nga tregu naftën dhe gazin rus.

Ministrat e energjisë javën e ardhshme do të votojnë nëse do të rriten objektivat nga 40% në 45% deri në vitin 2030 si pjesë e planit REPouerEU.

Grupet dhe bizneset e shoqërisë civile, po bëjnë thirrje për një objektiv edhe më ambicioz të burimeve të rinovueshme: prej 50 %.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat