Shqipëria Postuar më 10 Dhjetor 2022, 11:01

“Të taksohen ndotësit e mëdhenj të mjedisit!” - FMN: Nuk aplikohet taksa e karbonit. Sigurim i detyrueshëm në bujqësi!

Nga SCAN TV
“Të taksohen ndotësit e mëdhenj të mjedisit!” -

Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron që qeveria shqiptare të taksojë ndotësit e mëdhenj të mjedisit për të arritur objektivat në mbrojtje të klimës. Referuar raportit,  FMN argumenton se  “në të njëjtën linjë me fqinjët rajonal dhe mbi mesataren e vendeve europiane të OECD, taksat për klimën në Shqipëri qendrojnë në nivelin e 3.2 për qind të PBB në 2019 ose 12.5 për qind e të ardhurave totale. Krahasuar me rajonin, përjashtimet në Shqipëri janë të kufizuara.

Që nga lufta në Ukrainë dhe rritja e fortë e çmimit të naftës, qeveria është përmbajtur me të drejtë nga reduktimi i taksave për prodhimet energjetike dhe ka anuluar disa përjashtime nga akciza për karburantin që janë efektive që nga 2022, duke zgjedhur në vend të kësaj të sigurojë mbëshetjen e synuar për familjet më të prekura” .

Por sipas raportit,  “taksa e karbonit aplikohet më shumti për transportin rrugor dhe nuk ka taksë karboni ndaj ndotësve industrial”. FMN vë në dukje se Shqipëria menaxhon ementimet kryesisht nëpërmjet rregulloreve duke imponuar një taksë të sheshtë në varësi të aktivitetit e cila nuk lidhet me përmbajtjen e emetimeve të karbonit dhe nuk është pjesë e skemave  europiane për tregtimin e emetimeve. Ndërsa thekson se mbetet ende për tu vendosur monitorimi efikas për emetimet e karbonit.

Po ashtu, Fondi Monetar Ndërkombëtar prek edhe humbjet që pëson ekonomia për shkak të përmbytjeve, për të cilën thuhet se qeveria po punon me Bankën Botërore për aplikimin e skemës së detyrueshme të sigurimit në bujqësi.  Jo më larg se një muaj Shqipëria u përball me përmbytjet e para për këtë vit, ku fermerët u ndodhën në “qiell të hapur” për shkak të mungesës së sigurimit.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Lidion Kulla

Kush janë kandidatët për kryeministër?

Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Lidion Kulla

Kush janë kandidatët për kryeministër?

Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......