Shqipëria Postuar më 10 Dhjetor 2022, 11:09

KESH shet lirë energjinë - Realizohen dy transaksione me çmime më të ulta se në bursë. Dështon tenderi i shkëmbimit

Nga SCAN TV
KESH shet lirë energjinë - Realizohen dy transaksione me çmime

Për të disatën herë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka shitur energjinë më lirë se çmimet në Bursën e Hungarisë. Në ditët e fundit janë realizuar 2 procedura të shitjeje, ku KESH ka arkëtuar rreth 3.4 mln euro, por çmimi për mËh është ndjeshëm më i ulët se bursa hungareze, që shërben si referencë për transaksionet në vendin tonë.

Në njërën nga proceduart e shitjes çmimi mesatar arrin është 254 euro/ mWh, teksa në bursa çmimi ishte 384 euro/mWh, ndërsa në pik 458 euro/mWh. Ndërkohë që, në shitjen tjetër çmimi i energjisë në bursën hungareze ishte 406 euro/mWh, por KESH e shiti me 254 euro/mWh.

Shitja lirë e energjisë pasohet me më pak të ardhura për Korporatën Elekroenergjetike Shqiptare, që së bashku me procedurat e fundit ka arkëtuar deri më tani 9.4 mln euro. E kundërta ndodh në proceduart e blerjes, ku sipas të dhënave që vetë KESH publikon, energjia kushton shumë më shtrenjtë se në Bursën Hungareze.

Ndërkaq, paralelisht me shitjen u realizuar edhe një procedurë për depozitimin  36 000 mWh energji, por ajo nuk rezultoi e suksese, pasi asnjë operator nuk mori pjesë në garë.

Gjithsesi, përmirësimi i situatës hidrike u pasua me një vendim të Asamblesë së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që pezullloi rritjen e çmimit të shitjes së energjisë për OSHEE-në, një vendim që sjell mosaplikimin e fashës 800 kWh, që do të sillte shtrenjtimin për konsumatorët familjarë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Diamila Leka

Si ndahen garuesit sipas qarqeve?

Zgjedhjet Parlamentare të 11 majit, shënojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë shqiptare, jo vetëm për shkak të rëndësisë politike që mbartin, por......