Mazhorancë historike për laburistët në Britani - Starmer, kryeministri i ri i vendit shpall fitoren

Mbretëria e Bashkuar shënon një kthesë majtas, pas 14 vitesh qeverisje dhe lëkundjesh të konservatorëve. Në zgjedhjet e parakohshme të vendit, partia laburiste ka marrë 410 vende në Ëestminster kundrejt 131 të konservatorëve. Në rezultatet e publikuara nga BBC, konfirmohet si forcë e tretë në vend ajo e liberaldemokratëve me 61 vende të ndjekur nga e djathta e Reform UK me 13 vende dhe partia skoceze me 10 vende.
Kryeministri konservator Rishi Sunak, i cili uroi liderin laburist për fitoren, humbi sfidën personale kundrejt Keir Starmer, i cili ishte shpallur fitues nga sondazhet. Për konservatorët bëhet fjalë për një humbje historike. Kryesisht për shkak të skandaleve të lidhura me Brexit, përcarjeve të brendshme, politikës ekonomike dhe premtimeve të dështuara për emigracionin. Por dhe për arsye të jashtme si krizat globale, pandemisë, pasojat e luftës Rusi – Ukrainë dhe përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme.
Pra Starmer do të bëhet kryeministër dhe mund të formojë një qeveri të shumicës. Laburistët arrijnë fitoren historike duke u rikthyer në pushtet pas 14 vitesh qeveri konservatore. Më e fortë se ajo e Tony Blair, në vitin 1997, pasi pas pesë kryeministrave konservatorë, Brexit, masave shtrënguese, krizës në fuqinë blerëse dhe përkeqësimit të sistemit shëndetësor publik, konservatorët pësuan një humbje masive, dërrmuese, duke u përballur me pakënaqësinë e popullit britanik.
Nigel Farage, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, fitoi një vend në Parlamentin Britanik për herë të parë.
Retorika e tij kundër imigracionit dhe fushata për Brexit e kanë bërë Farage një nga politikanët më të njohur dhe më të diskutueshëm në Britani, por ai ja doli të zërë një vend në Westminster vetëm pas shtatë përpjekjeve të dështuara radhazi.
Viktimë e humbjes së Partisë Konservatore në zgjedhjet britanike ra edhe ish-kryeministrja Liz Truss. Truss, e cila u pasua nga Rishi Sunak, nuk arriti të sigurojë një vend si deputete.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Mali i Zi: Suficiti buxhetor arrin në 33.1 milion euro - Në 5 muajt e parë vendi tejkalon parashikimet
Në pesë muajt e parë të këtij viti, duke marrë parasysh realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, Mali i Zi ka arritur një suficit buxhetor prej 33.1 milionë......

847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social” - 490 milionë lekë investime në 22 bashki të vendit, cilat kategori përfitojnë?
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë shpallur 22 bashki fituese për Projektin e......

Fundi i “turizmit patriotik” në Shqipëri? - Bellaqa: Të ulen çmimet, treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë!
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka dhënë ndikim në turizmin shqiptar. Eksperti i ekonomisë dhe pedagog në Kosovë Jakup Bellaqa, pohon për SCAN tv......

"Nuk ka më pritshmëri për goditje nga inflacioni" - Meka: Ulja e normës bazë, nxitet kredimarrja dhe konsumi
Vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë me 0.25 pikë përqindje për herë të parë që nga marsi 2022, eksperti i tregjeve financiare Elvin Meka e......

Strukturë parlamentare për auditimin e sektorit publik - Në vijim, më tepër kontrolle mbi zbatimin e buxhetit të shtetit
Buxheti i shtetit do t'i nënshtrohet një kontrolli më të rreptë nga Kuvendi, pasi pritet të ngrihet një nënkomision “Për Auditimin e Sektorit Publik”, pranë......

Nga Shkodra në Berat, investime për turizmin natyror - BERZH hap tenderët, sipas projektit 40 mln euro për infrastrukturën dhe turizmin
Ndërtimi i rrugës së Velipojës, ndërtimi i Muzeut të ri të Lundrimit në Shkodër apo ndërhyrje në rrugën drejt Parkun të Tomorrit, me qëllim përmirësimin e......

Çfarë ndodhi me tregtinë e jashtme në Maj? - Kafeja, diamantet, makinat dhe mobiliet, grupet që shënuan rekord historik importesh
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Maj të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të ndryshëm. Mes shifrave të......

Përfundon projekti për rrugët lokale dhe rajonale - Raporti i BB: Përfshiu 10 mijë km rrugë. Dy kontrata janë ende aktive
Projekti 50 milionë dollarë për rrugët lokale dhe rajonale, i mbështetur me kredi nga Banka Botërore ka përfunduar në fund të qershorit, teksa në vlerësimin......