Çfarë ndodhi me tregtinë e jashtme në Maj? - Kafeja, diamantet, makinat dhe mobiliet, grupet që shënuan rekord historik importesh

Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Maj të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të ndryshëm. Mes shifrave të “Institutit të Statistikave” lidhur me tregtinë, gjejmë produkte që kanë regjistruar rekord të padiskutueshëm të importit në muajin Maj të vitit 2024. “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të të dhënave, ku në përfundim del se janë katër kapituj që kryesojnë listën sa i përket nivelit të importeve.
Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 79 mld lekë në Maj, duke u rënë me 1.6%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 5.3%, në krahasim me një muaj më parë.
Por cilat janë kapitujt që shënuan rekord?
Grupi “Kafe, çaj dhe erëza” ka regjistruar nivel historik të importit nëse analizojmë shifrat që nga Janari i vitit 2005. Të dhënat flasin për 651 milionë lekë importe për këtë produkt në muajin Maj të këtij viti. Krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë, importi i kafes është rritur me 70%.
Grupi i dytë nga kapitujt i cili ka shënuar rekord historik është “Perlat natyrale, gurët e çmuar, bizhuteritë, monedhat". Duket se shqiptarët kanë rritur ndjeshëm kërkesën për diamante dhe metale të tjera të çmuara. Shifrat e tregtisë së jashtme, të publikuara nga INSTAT, tregojnë se maji i këtij viti ka njohur një nivel historik të importit të tyre, duke arritur shifrën e 679 milionë lekëve. Tendencë rritje të fortë ka pasur edhe muaji i kaluar. Është interesante kjo shifër duke marrë në konideratë që rekordi i mëparshëm ëshë regjistruar në muajin Shkurt të këtij viti, muaj i cili përkon edhe me festën e Shën Valentinit.
Mjetet e transportit janë një tjetër produkt që po ashtu kanë shënuar rekord të importit në muajin Maj të këtij viti. Ky kapitull ka patur nivel të lartë të importeve jo vetëm në Maj, por që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar rritje të forta. Këtë e reflektojnë edhe shifrat e “DPSHTRR” në numrin e mjeteve të reja të rregjistruara në vendin tonë. Importi i mjeteve të transportit në Maj vlerësohet në 9.1 miliardë lekë.
Në vijim kemi grupin “Mobileritë, krevate, dyshekët dhe llampat, i cili po ashtu reflekton një kërkesë të shqiptarëve, duke ndikuar kështu edhe në nivelin e importeve. Rreth 1.4 miliardë lekë regjistrohen importet për këtë produkt në muajin Maj të këtij viti, nga 1 miliard që ishtë në të njejtën periudhë të një viti më parë.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Përfundon projekti për rrugët lokale dhe rajonale - Raporti i BB: Përfshiu 10 mijë km rrugë. Dy kontrata janë ende aktive
Projekti 50 milionë dollarë për rrugët lokale dhe rajonale, i mbështetur me kredi nga Banka Botërore ka përfunduar në fund të qershorit, teksa në vlerësimin......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan blihet sot me 92.4 lekë dhe shitet me 93.4 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme. Sipas kursit të këmbimit......

“Personat në nevojë punësohen në ndërmarrje sociale” - Rreth 1000 familje do të dalin nga skema e ndihmës ekonomike deri në 2027-ën
Në tre vitet e ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon të zvogëlojë numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe të ofrojë mbështetje......

Si do zbulohen pasuritë e pajustifikuara të individëve? - Metoda e re/ Tatimet marrin kompetenca të shtuara, do të aplikohet taksë ekstra
Administrata tatimore do të ketë në fokus të vëmendjes evidentimin e individëve me pasuri të pa justifikuar, pra që nuk kanë të ardhura të ligjshme për blerjen......

BE-ja konfirmon tarifa të larta për automjetet elektrike kineze, që hyjnë në fuqi menjëherë!
Komisioni Europian ka konfirmuar atë që dukej të ishte një përfundim i paracaktuar: tarifa të larta do të vendosen për automjetet elektrike me bateri (BEV) të......

Raporti i ri paralajmëron se çmimi i ushqimeve bazë mund të rritet deri në vitin 2030!
Pandemia, rritja e normave të interesit dhe konfliktet gjeopolitike kanë rezultuar në një rritje dramatike të çmimit të shumë produkteve ushqimore në......

Shteti “parajsë”, në prag të kolapsit - Borxhet marramendëse të Maldiveve ndaj Kinës
Maldivet përballen me sfida të mëdha financiare. Agjencia e vlerësimit të kredisë Fitch paralajmëroi këtë javë se kombi ishull rrezikon të mos jetë në gjendje......

Kamionët elektrikë në Gjermani - Vendi nis rrjetin e karikimit për të dekarbonizuar transportin
Qeveria gjermane nisi një projekt për të ndërtuar një rrjet mbarëkombëtar të karikimit të shpejtë për automjetet e rënda, pasi Berlini synon të dekarbonizojë......