Përfundon projekti për rrugët lokale dhe rajonale - Raporti i BB: Përfshiu 10 mijë km rrugë. Dy kontrata janë ende aktive

Projekti 50 milionë dollarë për rrugët lokale dhe rajonale, i mbështetur me kredi nga Banka Botërore ka përfunduar në fund të qershorit, teksa në vlerësimin final ecuria e projektit ka marrë notën “Kënaqshëm”, që është rankimi më i lartë. Gjithsesi, sipas raportit të publikuar 2 kontrata janë ende aktive dhe në rast të lindjes së kostove shtesë, ato do të mbulohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Kontrata e parë përfshin aksin Tushemisht – Pogradec, ku sipas BB-së punimet kanë përfunduar në masën 75%. Shkak për vonesën është bërë kompensimi dhe lehtësimi i zhvendosjes së 3 familjeve që prekeshin nga projekti.
Kontrata e dytë përfshin unazën “Vath Korreshi” në Bashkinë Lushnje dhe seksioni rrugor Spille, në Bashkinë Rrogozhinë, ku punimet janë përfunduar në masën 70%. “Në pjesën e unazës, u desh pak kohë për të adresuar ankesën e drejtorisë së shkollës, ndërsa në seksionin Spille pati një vonesë të konsiderueshme për të marrë lejen e Ministrisë së Mbrojtjes për hyrje të plotë në terren”, - shpjegon banka në raportin e saj.
Kredia prej 50 milionë euro u aprovua në prill 2018 dhe u bë efektive në 1 tetor të po atij viti. Fillimisht, disbursimi i saj parashikohej të përfundonte në vitin 2022, por më pas afati u shty deri në qershor 2024. Projekti mbuloi rreth 10,000 km rrugë rajonale dhe lokale, teksa përveç ndërhyrjeve bashkitë përvetësuan parimet e Planit të Mirëmbajtjes.
Ola Mitre/SCAN

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan blihet sot me 92.4 lekë dhe shitet me 93.4 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme. Sipas kursit të këmbimit......

“Personat në nevojë punësohen në ndërmarrje sociale” - Rreth 1000 familje do të dalin nga skema e ndihmës ekonomike deri në 2027-ën
Në tre vitet e ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon të zvogëlojë numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe të ofrojë mbështetje......

Si do zbulohen pasuritë e pajustifikuara të individëve? - Metoda e re/ Tatimet marrin kompetenca të shtuara, do të aplikohet taksë ekstra
Administrata tatimore do të ketë në fokus të vëmendjes evidentimin e individëve me pasuri të pa justifikuar, pra që nuk kanë të ardhura të ligjshme për blerjen......

BE-ja konfirmon tarifa të larta për automjetet elektrike kineze, që hyjnë në fuqi menjëherë!
Komisioni Europian ka konfirmuar atë që dukej të ishte një përfundim i paracaktuar: tarifa të larta do të vendosen për automjetet elektrike me bateri (BEV) të......

Raporti i ri paralajmëron se çmimi i ushqimeve bazë mund të rritet deri në vitin 2030!
Pandemia, rritja e normave të interesit dhe konfliktet gjeopolitike kanë rezultuar në një rritje dramatike të çmimit të shumë produkteve ushqimore në......

Shteti “parajsë”, në prag të kolapsit - Borxhet marramendëse të Maldiveve ndaj Kinës
Maldivet përballen me sfida të mëdha financiare. Agjencia e vlerësimit të kredisë Fitch paralajmëroi këtë javë se kombi ishull rrezikon të mos jetë në gjendje......

Kamionët elektrikë në Gjermani - Vendi nis rrjetin e karikimit për të dekarbonizuar transportin
Qeveria gjermane nisi një projekt për të ndërtuar një rrjet mbarëkombëtar të karikimit të shpejtë për automjetet e rënda, pasi Berlini synon të dekarbonizojë......

Ana e errët e luksit - Skllevërit e ditëve moderne dhe çantat 2600 euro
Realiteti i errët pas dritave në pasarela dhe shkëlqimit në dyqanet luksoze është zbuluar nga bastisjet e autoriteteve italiane në fabrikat dhe punishtet......