Si do zbulohen pasuritë e pajustifikuara të individëve? - Metoda e re/ Tatimet marrin kompetenca të shtuara, do të aplikohet taksë ekstra

Administrata tatimore do të ketë në fokus të vëmendjes evidentimin e individëve me pasuri të pa justifikuar, pra që nuk kanë të ardhura të ligjshme për blerjen e pronave apo automjeteve që disponojnë.
Në strategjinë sektoriale të menaxhimit të financave publike 2023-2030, thuhet se synimi i tatimeve për vitin 2030 është rritja e mobilizimit të të ardhurave, me qellim për të krijuar hapësirë fiskale për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Dhe për të arritur këtë synim, fokus të veçantë do të ketë vlerësimi i rasteve të pasurisë së madhe të pashpjegueshme të individëve, duke u dhënë inspektorëve kompetencë ligjore për të bërë vlerësime tatimore nëpërmjet metodave indirekte veçanërisht për individët që nuk marrin pjesë në Programin e Deklarimit Vullnetar. Proces që mesa duket ka nisur dhe parashikohet të përmbyllët ne fund të vitit 2026.
Por përveç evidentimit, qëllimi kryesor është taksimi i çdo pasurie të pajustifikuar brenda dhe jashtë vendit, taksë e cila do të jetë më e lartë se ajo që paguhet për pronat e tjera.
Sipas dokumentit, për të forcuar pajtueshmërinë midis individëve me pasuri të lartë, është krijuar rishtazi një departament i specializuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Gjithashtu, në vitin 2022 u finalizua një iniciativë fiskalizimi, që synonte t’i jepte këtij institucioni të dhëna të detyrueshme në kohë reale. Kjo përfshin integrimin e një sistemi të Teknologjisë së Informacionit që kap informacionin e arkës dhe të faturave elektronike.
Administrata tatimore synon që përmes reformave të ndërmarra në fushën e administrimit të taksave, në vitin 2027 të arrihet objektivi i të ardhurave tatimore në masën 27.7% e PBB-së ose +2.5% mbi 2019 si viti bazë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

BE-ja konfirmon tarifa të larta për automjetet elektrike kineze, që hyjnë në fuqi menjëherë!
Komisioni Europian ka konfirmuar atë që dukej të ishte një përfundim i paracaktuar: tarifa të larta do të vendosen për automjetet elektrike me bateri (BEV) të......

Raporti i ri paralajmëron se çmimi i ushqimeve bazë mund të rritet deri në vitin 2030!
Pandemia, rritja e normave të interesit dhe konfliktet gjeopolitike kanë rezultuar në një rritje dramatike të çmimit të shumë produkteve ushqimore në......

Shteti “parajsë”, në prag të kolapsit - Borxhet marramendëse të Maldiveve ndaj Kinës
Maldivet përballen me sfida të mëdha financiare. Agjencia e vlerësimit të kredisë Fitch paralajmëroi këtë javë se kombi ishull rrezikon të mos jetë në gjendje......

Kamionët elektrikë në Gjermani - Vendi nis rrjetin e karikimit për të dekarbonizuar transportin
Qeveria gjermane nisi një projekt për të ndërtuar një rrjet mbarëkombëtar të karikimit të shpejtë për automjetet e rënda, pasi Berlini synon të dekarbonizojë......

Ana e errët e luksit - Skllevërit e ditëve moderne dhe çantat 2600 euro
Realiteti i errët pas dritave në pasarela dhe shkëlqimit në dyqanet luksoze është zbuluar nga bastisjet e autoriteteve italiane në fabrikat dhe punishtet......

Zgjedhjet në Britani, rezultati që pritet - Konservatorët e kryeministrit Sunak dhe humbja e madhe
Britania duket e gatshme të zgjedhë liderin e Partisë Laburiste, Keir Starmer, si kryeministër me qytetarët, të cilët u janë drejtuar qendrave të votimit.......

Më shumë përfitues nga skemat dhe nafta falas - Sa do të jetë buxheti për bujqësinë në 3 vitet e ardhshëm? Bien fondet në raport me PBB
Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë nuk është në ditët e tij më të mira dhe ka më shumë nevojë për vëmendje e financim në mënyrë që të garantojë të ardhura të......

Pronarët braktisin automjetet elektrike - Rikthimi i përdoruesve tek gazi natyror
Një studim i kryer nga McKinsey zbuloi se 46% e amerikanëve që zotërojnë makina elektrike kanë vendosur të kalojnë në një automjet me gaz, krahasuar me një......