Pronarët braktisin automjetet elektrike - Rikthimi i përdoruesve tek gazi natyror

Një studim i kryer nga McKinsey zbuloi se 46% e amerikanëve që zotërojnë makina elektrike kanë vendosur të kalojnë në një automjet me gaz, krahasuar me një mesatare globale prej 29% të pronarëve të automjeteve elektrike që thanë se kishin të ngjarë të ktheheshin në një motor me djegie të brendshme.
Të anketuarit, thanë se arsyeja kryesore për braktisjen e automjeteve elektrike ishte mungesa e infrastrukturës së karikimit. Çështje të tjera në listë përfshinin mungesën e karikimit në shtëpi dhe ndikimin e vozitjes në distanca të gjata.
Aksesi në infrastrukturën e karikimit është parë prej kohësh si pengesa kryesore për adoptimin e automjeteve elektrike, por të kuptuarit se të njëjtat çështje mund t'i kthejnë pronarët aktualë të makinave me bateri tek makinat me gaz është një goditje e re për tranzicionin tashmë të vështirë të automjeteve elektrike.
Ndërsa ka shumë blerës të interesuar për një automjet elektrik, opsionet për shitje janë shpesh shumë të shtrenjta ose jo mjaft praktike për të zëvendësuar një makinë me gaz.
Kompanitë e prodhimit të makinave tashmë po përpiqen të përshtaten me një ndryshim të papritur në tregun e automjeteve elektrike për të tërhequr më shumë klientë të rinj. Ngadalësimi i rritjes së shitjeve të automjeteve elektrike ka tronditur të gjithë nga Ford në Tesla, duke ulur shitjet dhe duke i detyruar drejtuesit të rimendojnë planet e tyre afatgjata për automjetet elektrike.
Ndërsa industria ka bërë përparime të mëdha në gamën e automjeteve elektrike dhe kohën e karikimit të baterisë, vrimat masive të infrastrukturës i bëjnë disa zona pothuajse të pamundura për të udhëtuar pa një motor me gaz.
Studimi i McKinsey zbuloi se kjo çështje është veçanërisht e mprehtë në SHBA, ku regjistrohet dhe përqindja e dytë më të lartë të të anketuarve që thanë se po mendonin të hiqnin dorë nga automjetet elektrike. Australia ishte në vendin e parë, me 49% të të anketuarve që thanë se kishin gjasa të hiqnin dorë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Balluku inspekton detajet e fundit: Të premten hapet tuneli i Llogarasë
Në tunelin e Llogarsë janë duke u kryer punimet e fundit. Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e......

Cilat janë shtetet ku pushojnë më shumë shqiptarët? - Kamberi: Kanë filluar të rezervojnë nga Zanzibar dhe Tailandë përtej sezonit veror
INSTAT raportoi se agjencitë turistike kanë shënuar rekord shitjesh për tre muajt e parë të këtij viti. Por, ku rezervojnë më shumë shqiptarët dhe se cilat......

Cilat ishin rreziqet për ushtrinë në 2023? - Bali: Mbështesim autoritetet e FA në fushën e zbulimit dhe kundërzbulimit
Mungesa e gatishmërisë operacionale apo veprimtaritë me karakter spiunazhi kanë qenë disa nga problematikat kryesore të Forcave të Armatosura, ndaj të cilave......

Çfarë parashikon strategjia e tregut të punës? - Prioritetet kryesore janë nga punësimi i të rinjve, te ata me aftësi të kufizuara
Punësimi do të jetë një nga pritoritetet kryesore të Buxhetit afatmesëm 2025-2027. Por, cilat janë prioritetet për t’u konkretizuar? Ato nisin që nga......

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve - Sa prej tyre flasin disa gjuhë të huaja, sipas Censit 2023?
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 49.4% janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra.......

50% e popullsisë, internet broadband në 2027 - Kompanitë e rrjeteve fikse investuan 2.6 mld lekë për këto shërbime
Zhvillimet teknologjike dhe orientimi drejt përdorimit të aksesit broadband në internet, kanë bërë që në vitet e fundit të ketë një rritje të konsiderueshme të......

Kush e “braktisi” Shqipërinë përgjatë 12 viteve? - Censi, më pak shtetas banues me origjinë nga Greqia dhe Amerika
Referuar rezultateve të Censit, nga popullsia banuese në Shqipëri rreth 99.4% e tyre kanë shtetësi shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 0.6%, janë me......

Investimet energjetike në bregdet - Tender 473 mln lekë për linjën e re 35 kV në Rajonin e Vlorës
Me një fond limit prej 473 mln lekë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës së re 35 kV, që do të lidhë nënstacionin......