Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2024, 12:49

Çfarë parashikon strategjia e tregut të punës? - Prioritetet kryesore janë nga punësimi i të rinjve, te ata me aftësi të kufizuara

Nga SCAN TV
Çfarë parashikon strategjia e tregut të punës? -

Punësimi do të jetë një nga pritoritetet kryesore të Buxhetit afatmesëm 2025-2027. Por, cilat janë prioritetet për t’u konkretizuar?

Ato nisin që nga mbështejta e investimeve, punësimit të sigurt të të rinjve nga mosha 16-29 vjeç, ofrimit të formimit professional cilësor për të rinjtë e të rriturit etj.

Ndërkohë, për t’u ndalur në programin “Tregu i Punës”, ajo që synohet është punësimi në total 9680 punëkërkues të rinj në vitin 2025, nga 9546 të parashikuar për vitin 2024. Gjithashtu synohet të rritet punësimi i punëkërkuesve të papunë nga grupet me aftësi të kufizuar, dhe nga grupe të tjera të veçanta në rreth 360 në 2025 nga 332 të parashikuar në vitin 2024.

Gjithashtu ajo që është synim në programin “Tregu i Punës” është që 735 të rinj që përfitojnë ngaskema e garancisë rinore, çdo vit përgjatë periudhës 2025-2027. Ndërkohë, parashikohet që të reduktohet numri i personave që përfitojnë nga pagesa e papunësisë nga 3475 të planifikuar në vitin 2025, në mesatarisht 3308 në vitin 2026.

Ndërsa programi “Arsimi i Mesëm Profesional”, synon të arrijë rritjen e aksesit të arsimimit professional që të rritet përqindja e të të punësuarëve pas diplomimit në shkollat e mesme profesionale në 58% të totalit që mbarojnë studimet në 2026. Gjithashtu rritjen e numrit të nxënësve me aftësi të kufizuar që ndjekin studimet në shkollat e mesme profesionale nga 155 nxënës në vitin 2024, në 180 nxënës në vitin 2027.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat