Kush e “braktisi” Shqipërinë përgjatë 12 viteve? - Censi, më pak shtetas banues me origjinë nga Greqia dhe Amerika

Referuar rezultateve të Censit, nga popullsia banuese në Shqipëri rreth 99.4% e tyre kanë shtetësi shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 0.6%, janë me shtetësi të huaj. Në ndryshim nga popullsia me shtetësi Shqiptare, në popullsinë me shtetësi të huaj dhe pa shtetësi vihet re një përqindje më e lartë e meshkujve me 54.5%, kundrejt 45.5%, me një raport gjinor prej 120, pra 120 meshkuj për 100 femra me shtetësi të huaj dhe pa shtetësi. Kjo popullsi është më e përqëndruar në grupmoshat e reja, përkatësisht 15-39 vjeç dhe më pak në popullsinë mbi 65 vjeç e lart.
“Scan Intel” ka marrë në analizë karakteristikat e popullsisë së huaj për të parë se si kanë ndryshuar shifrat, krahausar me rezultatet e Censit të vitit 2011-të. Ajo që vihet re nga të dhënat bazuar në rezultatet e Censit të zhvilluar në vitin 2023, është pesha më e madhe e popullsisë banuese në Shqipëri me origjinë nga Greqia, Italia dhe Kosova. Më konkretisht shifrat flasin për 3,076 shtetas me origjinë nga Greqia, 2,203 shtetas me origjinë nga Italia dhe 1,094 shtetas nga Kosova.
Por si paraqiten këto shifra, krahasuar me të dhënat e mëparshme? Referuar rezultateve të Censit në vitin 2011-të, edhe pse me peshë më të lartë në totalin e të huajve në vend, vihet re një rënie e shtetasve banues në Shqipëri më origjinë nga Greqia, me gati 27%. Rënie po ashtu ka regjistruar edhe popullsia banuese me origjinë nga Shttetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato me Origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Nga ana tjetër, kemi një rritje të atyre me origjinë nga Italia, gati 112%, pasuar nga shtetasit me origjinë nga Franca dhe Kosova.
Sipas Censit të vitit 2023, 98.3% e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1.7% janë individë të lindur jashtë vendit. Mes popullsisë të lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre ose 46.2%, kanë lindur në Greqi, dhe 16.6% në Itali.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Investimet energjetike në bregdet - Tender 473 mln lekë për linjën e re 35 kV në Rajonin e Vlorës
Me një fond limit prej 473 mln lekë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës së re 35 kV, që do të lidhë nënstacionin......

Fuqizohet ushtria, buxheti rritet 27 milionë euro në vit - Blerje armatimesh dhe sistemesh kompjuterike për forcat e luftimit
Qeveria shqiptare po i kushton vëmendje të veçantë fuqizimit të ushtrisë, duke dhënë mbështetjen e nevojshme buxhetore për këtë qëllim. Referuar programit......

Ekonomia parashikohet në rritje 3 vitet e ardhshëm - Mbështetet tek konsumi dhe investimet. Tregu i punës konsiderohet shqetësim
Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë një trend pozitiv në rritje në vitet në vijim. Referuar programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, të botuar në Fletoren......

'Shrinkflation'/ Supermarketet franceze nisin fenomenin e ’tkurrjes’ së produkteve!
Supermarketet tani do të duhet të informojnë klientët e tyre kur një produkt është viktimë e "tkurrjes". Kjo do të thotë që sasia e mallrave që ofrohet është......

Raporti: Historia sugjeron që Bitcoin do të arrijë një nivel të ri të të gjitha kohërave këtë vit!
Bitcoin nuk ka arritur majën e ciklit aktual të vlerësimit dhe ka të ngjarë të kalojë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit, sipas një raporti......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 92.7 lekë dhe shitet me 93.7 lekë sikurse edhe një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane gjithashtu......

Prioriteti për SHBA, gazi dhe nafta e lirë - Sanksionet nuk ndikojnë në eksportet e Rusisë, Iranit dhe Venezuelës
Çmimet e përballueshme të gazit dhe furnizimi i bollshëm me naftë janë një prioritet si për Uashingtonin ashtu edhe për ekonomitë perëndimore. Kjo është......

“Nuk mund të mbijetojmë pa qymyr”! - OPEC: Mungon pasqyra e plotë e kostove të tranzicionit të gjelbër
Bota nuk mund të funksionojë vetëm me burime të rinovueshme të energjisë dhe një skenar i tillë është jorealist, tha Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, Haitam......