Bota Postuar më 3 Korrik 2024, 13:41

“Nuk mund të mbijetojmë pa qymyr”! - OPEC: Mungon pasqyra e plotë e kostove të tranzicionit të gjelbër

Nga SCAN TV
“Nuk mund të mbijetojmë pa qymyr”! - OPEC: Mungon pasqyra

Bota nuk mund të funksionojë vetëm me burime të rinovueshme të energjisë dhe një skenar i tillë është jorealist, tha Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, Haitam al-Ghais. Ai iu referua parashikimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë - IEA se kërkesa për minerale kritike si litium ose kobalt do të katërfishohet deri në vitin 2040 në mënyrë që të arrihet objektivi i emetimeve neto zero deri në vitin 2050.

Sipas tij, ithtarët e këtij skenari nuk kanë një pasqyrë të plotë të kostove të këtij tranzicioni apo shpejtësisë me të cilën mund të realizohet realisht. Haitam al Gais deklaroi se operacionet e pritshme të minierave gjatë nxjerrjes së pritshme të këtyre mineraleve janë të paimagjinueshme pa lëndë djegëse fosile.

Qymyri dhe gazi natyror janë jetikë për përpunimin e mineraleve të papërpunuara kritike për t'i rafinuar ato në produkte baterish të gatshme për përdorim në prodhimin e energjisë së pastër dhe automjetet elektrike.

Produktet me bazë nafte përdoren gjithashtu për ekskavatorë, buldozerë, makineri në terren, si dhe forma të ndryshme transporti për lëvizjen e mineraleve nga qendrat e furnizimit në qendrat e kërkesës, por edhe për prodhimin e paneleve diellore, turbinave me erë dhe automjeteve elektrike. Ai përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se energjia nga lëndët djegëse fosile nuk mund të hiqet thjesht nga përzierja e energjisë sepse bota nuk do të mund të funksiononte.

“A është realiste të mendohet se burimet e rinovueshme të energjisë mund të mbulojnë rritjen e pritshme të kërkesës për energji elektrike, veçanërisht duke pasur parasysh se bota ka investuar tashmë mbi 9.5 trilion dollarë në tranzicionin e energjisë në dy dekadat e fundit, por energjia e erës dhe diellore ende mbulojnë vetëm më pak se katër për qind e konsumit të energjisë në botë?”, pyeti Haitham al Ghais.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat