Bota Postuar më 3 Korrik 2024, 11:40

Zbulimi fantastik që pritet të ndryshojë botën: “Bateria e re litium-jon për automjetet elektrike”

Nga SCAN TV
Zbulimi fantastik që pritet të ndryshojë botën:

Kompania britanike ‘Nyobolt’ nga Kembrixh ka zhvilluar një bateri të re litium-jon për një automjet elektrik  që karikon nga 10 deri në 80 % në më pak se pesë minuta. Ky rezultat është shumë më i mirë se 20 minutat që duhen aktualisht për të karikuar një bateri të automjeteve elektrike duke përdorur karikues të shpejtë si Supercharger i Tesla-s. Ndërsa duhen mesatarisht dy minuta për të mbushur një automjet mesatar me benzinë.

Çelësi i suksesit të teknologjisë së re është dizajni i baterive që gjenerojnë më pak nxehtësi dhe në këtë mënyrë parandalojnë mbinxehjen, e cila mund të jetë e rrezikshme. Përveç kësaj, materialet e përdorura për të bërë anodat e baterive lejojnë transferimin më të shpejtë të elektroneve.

Testimi i pavarur i baterive Nyobolt ka treguar se ato mund t'i rezistojnë më shumë se 4.000 cikleve të ngarkimit të shpejtë, që korrespondon me një distancë prej 965.600 kilometrash, duke ruajtur më shumë se 80 % të kapacitetit të baterisë.

Elementi kryesor kimik në bateritë e Nyobolt është niobium, por vitin e kaluar vetëm rreth 94.000 tonë të këtij metali u nxorën në mbarë botën. Sasia e përmendur është sigurisht e pamjaftueshme për prodhimin masiv industrial. Kompania Nyobolt, përkundër pengesave të përmendura, aktualisht është duke negociuar shitjen e baterive të saj me tetë prodhues të automjeteve elektrike.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat