Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2024, 13:11

Bursa e energjisë, 3 tarifa të reja - 8 mijë euro në vit, ERE miraton kërkesën e ALPEX për Tregun Brenda së Njëjtës Ditë

Nga SCAN TV
Bursa e energjisë, 3 tarifa të reja - 8 mijë euro në vit,

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar aplikimin e 3 tarifave të reja për anëtarët e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. E para përfshin tarifën vjetore për Anëtarin e Bursës për Tregn Brenda së një Njëjtës Ditë, që do të jenë në masën 8 mijë euro/vit. Po ashtu janë vendosur tarifat variabël të Tregtimit dhe Klerimit, që do të jenë respektivisht 0.14 euro/mWh dhe 0.040/mWh.

Kërkesa për vendosjen e këtyre tarifave është bërë nga ALPEX, që e argumentoi nevojën e tyre me volumet e vogla të tregtimit në Tregun Brenda së Njëjtës Ditë, si dhe me faktin se ky treg zhvillohet në tre ankande me orare të ndryshme dhe pas orarit zyrtar të punës, duke kërkuar kështu domosdoshmërinë që të punohet me orare shtesë.

Ndërkaq, duke qenë se ALPEX nuk ka akoma indikatorë për volumet që do të tregtohen në Tregun Brenda së Njëjtës Ditë dhe në pritje të miratimit të metodologjisë të llogaritjes së tarifave, që po kryehet nga entet rregullatore të Shqipërisë dhe Kosovës, këto tarifa do të jenë të përkohshme.

Aktualisht, për anëtarët e Bursës aplikohen 15 tarifa të ndryshme.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat