Eliminohen një sërë tarifash për bizneset - Ndryshojnë rregullat për shërbimet në QKB, çdo veprim kalon online

Bizneset do të kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Për regjistrimin e biznesit” i hedhur për konsultim publik synon të mundësojë shërbime vetëm online nëpërmjet portalit e-albania, duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes për qytetarët.
Gjithashtu, me anë të këtij projektligji bëhen edhe disa ndryshime të tjera përsa i përket personave që lejohen të bëjnë aplikimin për regjistrimin fillestar të përsonave juridikë, formën e paraqitjes së dokumentave në aplikim, emërtimin e shoqërive tregtare, mënyrën e njoftimit të subjekteve për miratimin, pezullimin dhe refuzimin e aplikimeve.
Referuar dokumentit, konkretisht parashikohet që mënyra e ofrimit të shërbimeve për regjistrimin e biznesit dhe çdo ndryshimi tjetër, do të ushtrohet si funksion kryesor nga QKB nëpërmjet sportelit elektronik në platformën e-albania.
Ndryshimet sjellin edhe eliminimin e një sërë tarifash për aplikim që paguheshin deri më tani nga biznesi, siç është tarifa për kryerjen e aplikimit për rezervimin e emrit si dhe është rregulluar mënyra e lëshimit të certifikatës për këtë qëllim. Po ashtu është hequr edhe tarifa për transferimin e emrit tek palët e treta, si dhe hiqet pagesa për kryerjen e aplikimit për korrigjimin e gabimeve.
Po ashtu, projektligji rregullon mënyrën e lëshimit të certifikatës së regjistrimit, e cila i shkon subjektit elektronikisht, njëkohësisht njoftimi i arsyes së refuzimit të aplikimit, i shkon subjektit në rrugë elektronike. Është sanksionuar fakti se certifikata e regjistrimit fillestar lëshohet vetëm një herë ne momentin e miratimit te aplikimit, dhe i shkon subjektit në rrugë elektronike.
Është rregulluar fakti se ekstraktet lëshohen vetëm në format elektronik dhe pa pagesë nëpërmjet sportelit elektronik si dhe ka ndryshuar emërtimi i shoqërive të bashkimit reciprok në përputhje me ligjin për shoqëritë e bashkëpunimit reciprok.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rekord të ardhurash për hotelet dhe agjencitë e udhëtimit - Paga konkurruese dhe kërkesë për punonjës të rinj nga sektori i shërbimeve
Hotelet, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë që ofrojnë shërbimet e telekomunikacionit, kanë shënuar rekord shitjesh në tremujorin e parë të këtij viti.......

Ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof betohet si kryeministri i ri i Holandës!
Ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof u betua si kryeministri i ri holandez të martën, duke udhëhequr një kabinet të gjerë të koalicionit të krahut të djathtë,......

Greqia lufton për të dytën ditë radhazi me zjarret në ishullin Kos!
Zjarrfikësit grekë luftuan një zjarr në ishullin Kos për të dytën ditë të martën, ndërsa qindra turistë dhe vendas që ishin detyruar të evakuoheshin gjatë......

Prodhuesi kryesor kinez i EV mund të tejkalojë Tesla-n si shitësi më i madh në Europë!
Prodhuesi më i madh kinez i makinave, BYD, raportoi një numër rekord të automjeteve me energji të re (NEV) në tremujorin e dytë, duke përfshirë automjete të......

Forcohet Dollari dhe Franga ndërsa euro dhe Paundi nuk luhaten!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes në raport me dje duke u blerë sot me 92.7 lekë dhe duke u shitur me 93.7 lekë. Sipas......

Rritet “frikshëm” kërkesa për karburant dhe alkool - Doganat zbehin efektet e kursit të këmbimit, rekord të ardhurash
Pavarësisht efektit të lartë të humbjes që vijon të shkaktojë rënia e kursit të këmbimit, e cila për gjysmën e parë të vitit përllogaritet në 10,8 miliardë......

Regjistrimi i bujqësisë në Mal të Zi - Të dhënat do të mblidhen nga 1 tetori deri në 1 dhjetor 2024
Regjistrimi i bujqësisë në Mal të Zi, që duhet të tregojë gjendjen reale të këtij sektori dhe të ofrojë të dhëna të krahasueshme ndërkombëtarisht për......

Londra përpiqet të shesë shtëpitë luksoze - Oferta të “çmendura” për të joshur blerësit
Komoditetet e ofruara në komplekset e reja rezidenciale ultraluksoze në Londër po bëhen gjithnjë e më ekstravagante, teksa konkurrenca për të tërhequr klientët......