Rritet “frikshëm” kërkesa për karburant dhe alkool - Doganat zbehin efektet e kursit të këmbimit, rekord të ardhurash

Pavarësisht efektit të lartë të humbjes që vijon të shkaktojë rënia e kursit të këmbimit, e cila për gjysmën e parë të vitit përllogaritet në 10,8 miliardë lekë, doganat kanë arritur të kapërcejnë këtë problematikë duke rritur ndjeshëm të ardhurat.
Kërkesa e lartë për mallra importi, kryesisht produktet e akcizës ka bërë që të ardhurat doganore, që gjenerohen nga TVSH-ja në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2024 të realizohen në vlerën 110 miliardë lekëve, ose rreth 7 miliardë lekë apo 70 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, si dhe 0,2% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 6-mujorin e vitit 2024.
Të dhënat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se tejkalimi i planit në gjysmën e parë të vitit është arritur ndikuar edhe nga të ardhurat nga akciza të cilat kanë arritur në nivelet më të mira historike.
Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë por edhe nisja e sezonit veror, ka sjellë rritje të kërkesës dhe të konsumit, ku konkretisht në 6 mujor janë importuar 13,800 ton karburant më shumë se e njëjta periudhe e një viti më pare më parë, 95 ton cigare më shumë, si dhe regjistrohet rritje të importit me 101 ton kafe dhe 2900 ton birrë gjatë kësaj periudhe.
Pritshmëria është që kjo kërkesë të rritet edhe më shumë duke qenë se muajt korrik-shtator kulmojnë sezonin veror, si dhe frekuentimi dhe konsumi në zonat bregdetare dhe malore nga pushues vendas dhe të huaj është më i lartë.
Dy muajt e verës korrespondojnë edhe me pushimet vjetore që marrin punonjësit e administratës dhe të sektorit privat, çka sjell dhe ndikim të lartë në konsum.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Regjistrimi i bujqësisë në Mal të Zi - Të dhënat do të mblidhen nga 1 tetori deri në 1 dhjetor 2024
Regjistrimi i bujqësisë në Mal të Zi, që duhet të tregojë gjendjen reale të këtij sektori dhe të ofrojë të dhëna të krahasueshme ndërkombëtarisht për......

Londra përpiqet të shesë shtëpitë luksoze - Oferta të “çmendura” për të joshur blerësit
Komoditetet e ofruara në komplekset e reja rezidenciale ultraluksoze në Londër po bëhen gjithnjë e më ekstravagante, teksa konkurrenca për të tërhequr klientët......

“Mos prekni pronat e shtetit!” - Kina, masa të reja për të kontrolluar burimet natyrore të vendit
Në listën e burimeve natyrore të publikuar nga Këshilli Shtetëror i vendit, Pekini deklaroi se metalet e rralla të tokës janë pronë e shtetit dhe paralajmëroi......

Gjermania, rekord eksporti armësh - Në gjysmën e parë të vitit arritën në 7,48 miliardë euro
Nga 1 janari deri më 18 qershor të këtij viti, Gjermania regjistroi eksportin e armëve me vlerë rekord prej 7.48 miliardë euro, që përbën 30 % më shumë se në......

"Turizmi ka arritur limitin e tij": Barcelona voton për të rritur taksat turistike nga tetori!
Taksa turistike e Barcelonës është një nga më të shpejtat në rritje në Europë. Që nga viti 2012, pika e nxehtë e vizitorëve ka shtuar një tarifë shtesë mbi......

Tjetër hap zhvillimi në teknologjinë smart - Investim për modernizimin e 11 n/stacioneve!
Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, firmosi kontratën e investimit për modernizinin e 11 n/stacioneve Tiranë dhe Durrës, në kuadër të projektit......

Energjia për lokalet në plazhe, kashtoret, apo eventet - Procedurë e përshpejtuar për lidhjen me rrjetin. Për herë të parë futet “lidhja e përkohshme”
Subjektet që ushtrojnë aktivitet sezonal, sikurse janë baret gjatë sezonit veror, eventet festive, apo panairet do të lidhin kontratën e furnizimit me energji......

Nga sot, hyjnë në fuqi pagat e reja për administratën - Rritja për secilën kategori. Nga mësuesit, bluzat e bardha, policia
Nga sot mbi 83 mijë punonjës të administratës do të përfitojnë shtesë në pagë, të cilën do të mund ta tërheqin në fillim të muajit të ardhshëm. Vendimi i......