Energjia për lokalet në plazhe, kashtoret, apo eventet - Procedurë e përshpejtuar për lidhjen me rrjetin. Për herë të parë futet “lidhja e përkohshme”

Subjektet që ushtrojnë aktivitet sezonal, sikurse janë baret gjatë sezonit veror, eventet festive, apo panairet do të lidhin kontratën e furnizimit me energji elektrike me procedurë të përshpejtuar. Për herë të parë rregullorja për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes, ka përfshirë konceptin e lidhjeve të përkohshme, që është lidhje e energjisë elektrike, që hapet vetëm për subjekte sezonale, për periudha të caktuara sipas kërkesës së aplikantit.
Rregullorja është nxjerrë për konsultim publik nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa specifikon se lidhjet e përkohshme do t’u ofrohen objekteve sezonale si: Kashtore, kioska, lokalet në plazhe, evente festive, panaire, etj. Në dokument, specifikohet se lidhja e tyre me rrjetin shpërndarës të OSSH do të kryhet në procedurë të rregullt, por të përshpejtuar për të ofruar shërbim të lehtësuar ndaj përdoruesve të rrjetit.
“Duke qenë objekte të përkohshme, këto objekte nuk janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, të kërkuar për një lidhje të re, gjë që sjell vonesa ose refuzime të lidhjes së re”, - thuhet ndër të tjera në dokument. “Në këtë formë mund t’i jepet një zgjidhje që të njihen si lidhje të përkohshme dhe në momentin e mbarimit të aktivitetit të tyre sezonal/turistik/festiv të bëhet pezullimi apo mbyllja e kontratës së energjisë elektrike”, - shtohet më tej.
Po ashtu, në draft specifikohet se tarifat që do të paguhen për lidhjen e re do të jenë të njëjta me tarifat e miratuara në rregullore referuar fuqive të kërkuara si dhe mbyllja apo pezullimi i këtyre kontratave do të kryhet me të njëjtën procedurë që parashikon kontrata e furnizimit me energji elektrike.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Nga sot, hyjnë në fuqi pagat e reja për administratën - Rritja për secilën kategori. Nga mësuesit, bluzat e bardha, policia
Nga sot mbi 83 mijë punonjës të administratës do të përfitojnë shtesë në pagë, të cilën do të mund ta tërheqin në fillim të muajit të ardhshëm. Vendimi i......

Ndryshon lista e barnave me rimbursim - Pas 2 vitesh pa rishikim, Hyka: Do futen ilaçe të reja për sëmundjet tumorale
Lista e barnave me rimbursim do të shtohet me medikamente për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Teksa Shërbimi i Onkologjisë, në Qendrën Spitalore......

A jemi realisht 2.4 milionë banorë? - INSTAT: Nuk ka pasur manipulime. Procesi është mbikëqyrur nga ndërkombëtarët
Pas publikimit të rezultateve të Censit 2023, në një konferencë për mediat, përfaqësues nga Instituti i Statistikave u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me......

Shumica e shqiptarëve jetojnë në shtëpi deri 69 m/katror - Të pasurit “strehohen” në rreth 18 mijë banesa të mëdha
Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një banesë e cila varion nga 40-69 metër katror. Referuar të dhënave të Censit2023, vendi ynë numëron në......

Kontrasti i të dhënave demografike - Nga Gjirokastra, në Shkodër! Çfarë të rejash solli Censi i popullsisë?
Në harkun kohor të 12 viteve, popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.......

Viktima dhe dëme masive - Qeveria zvicerane: Jemi 'të cenueshëm' ndaj fatkeqësive natyrore!
Një anëtar i këshillit federal ka reaguar ndaj ngjarjeve ekstreme të motit në Zvicër që kanë lënë të paktën katër persona të vdekur. Tre persona u vranë në një......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht teksa ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.4 leke dhe duke u shitur me 93.5 lekë sipas kursit......

Qeveria e re e Shkupit rrit pensionet me 80 euro - Një rritje e dytë do të pasojë edhe në mars 2025
Pensionet në Maqedoninë e Veriut do të rriten me 80 euro duke filluar nga shtatori i këtij viti. Rritja do të jetë në dy pjesë: shuma e parë e rritur për 2.500......