Nga sot, hyjnë në fuqi pagat e reja për administratën - Rritja për secilën kategori. Nga mësuesit, bluzat e bardha, policia

Nga sot mbi 83 mijë punonjës të administratës do të përfitojnë shtesë në pagë, të cilën do të mund ta tërheqin në fillim të muajit të ardhshëm. Vendimi i miratuar nga qeveria javën e kaluar ka hyrë në fuqi, ku kategori të ndryshme punonjësish në administratën publike do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagesës mujore, duke bërë që paga mesatare në shtet të arrijë në nivelin e 105 mijë lekë në muaj.
Nga kjo politike përfitojnë: Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; Punonjësit e sistemit shëndetësor; Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit; Policia e Shtetit; Policia e Burgjeve; Garda e Republikës; Forcat e Armatosura; Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.
Konkretisht, për ushtarakët rritja varion nga 7-22%, ku më të favorizuar do të jenë ata me grada më të ulëta. Për mësuesit rritja mesatare shkon në 18 mijë lekë, për mjekët 20 mijë lekë në muaj, ndërsa për infermierët 15 mijë lekë në muaj. Rritje deri në 27 % do të përfitojnë edhe punonjësit e burgjeve, ndërsa për zjarrfikësit shtesa shkon deri në masën 30%.
Janë 14.720 specialistë të administratës që përfitojnë rritje; 36.570 punonjës mësimorë 15 858 mjekë të përgjithshëm dhe infermierë dhe rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada.
Kosto e përllogaritur për ketë 6 mujor të dytë të vitit është 11 miliardë lekë dhe kosto totale buxhetore llogaritet në 40 miliardë lekë. Kjo është faza e dytë të politikës së rritjes së pagave, nisur nga qeveria në vitin 2023, nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës te administratës në total.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndryshon lista e barnave me rimbursim - Pas 2 vitesh pa rishikim, Hyka: Do futen ilaçe të reja për sëmundjet tumorale
Lista e barnave me rimbursim do të shtohet me medikamente për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Teksa Shërbimi i Onkologjisë, në Qendrën Spitalore......

A jemi realisht 2.4 milionë banorë? - INSTAT: Nuk ka pasur manipulime. Procesi është mbikëqyrur nga ndërkombëtarët
Pas publikimit të rezultateve të Censit 2023, në një konferencë për mediat, përfaqësues nga Instituti i Statistikave u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me......

Shumica e shqiptarëve jetojnë në shtëpi deri 69 m/katror - Të pasurit “strehohen” në rreth 18 mijë banesa të mëdha
Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një banesë e cila varion nga 40-69 metër katror. Referuar të dhënave të Censit2023, vendi ynë numëron në......

Kontrasti i të dhënave demografike - Nga Gjirokastra, në Shkodër! Çfarë të rejash solli Censi i popullsisë?
Në harkun kohor të 12 viteve, popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.......

Viktima dhe dëme masive - Qeveria zvicerane: Jemi 'të cenueshëm' ndaj fatkeqësive natyrore!
Një anëtar i këshillit federal ka reaguar ndaj ngjarjeve ekstreme të motit në Zvicër që kanë lënë të paktën katër persona të vdekur. Tre persona u vranë në një......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht teksa ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.4 leke dhe duke u shitur me 93.5 lekë sipas kursit......

Qeveria e re e Shkupit rrit pensionet me 80 euro - Një rritje e dytë do të pasojë edhe në mars 2025
Pensionet në Maqedoninë e Veriut do të rriten me 80 euro duke filluar nga shtatori i këtij viti. Rritja do të jetë në dy pjesë: shuma e parë e rritur për 2.500......

Kosova pret bashkatdhetarët - Nga 1 korriku, polica kufitare është falas
Duke nisur nga dita e sotme, 1 korrik, të gjithë emigrantët që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe që kthehen në vendin e tyre për pushimet verore nuk do të......