Kosova Postuar më 1 Korrik 2024, 10:40

Kosova pret bashkatdhetarët - Nga 1 korriku, polica kufitare është falas

Nga SCAN TV
Kosova pret bashkatdhetarët - Nga 1 korriku, polica kufitare

Duke nisur nga dita e sotme, 1 korrik, të gjithë emigrantët që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe që kthehen në vendin e tyre për pushimet verore nuk do të paguajnë policën kufitare të sigurimit.

Dy ditë më parë është nënshkruar marrëveshja, sipas së cilës vlera e kësaj police do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit apo hyrjes në Kosovë dhe është e vlefshme vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 vende.

Subvencionimi nuk përfshin policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor dhe as automjetet si autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Policat e sigurimit të marra në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit brenda territorit të vendit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

Kjo iniciativë e Qeverisë ka për qëllim lehtësimin e udhëtimeve për bashkatdhetarët që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......