Gara e Emirateve për inteligjencën artificiale - Vendi synon të jetë forcë dominuese deri në 2031

Emiratet e Bashkuara Arabe po garojnë për të fituar terren në industrinë e inteligjencës artificiale, me synimin, ndër të tjera, për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile. Në prill, Microsoft njoftoi një investim prej 1.5 miliardë dollarësh në grupin teknologjik G42, i cili është i bazuar në Abu Dhabi dhe drejtohet nga një anëtar i familjes mbretërore. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Emiratet e Bashkuara Arabe hynë në “radarin” e SHBA-së, e cila është e interesuar të kufizojë ndikimin e Pekinit në Lindjen e Mesme dhe të ruajë dominimin e tij në inteligjencën artificiale.
Si prodhuesi më i madh në botë i lëndëve djegëse fosile, Abu Dhabi i sheh përparimet e tij në inteligjencën artificiale si jetike për të hequr qafe naftën. Inteligjenca artificiale mund të kontribuojë me 96 miliardë dollarë në ekonominë e Emirateve të Bashkuara Arabe deri në vitin 2030, ose gati 14% të PBB-së, sipas një raporti të PwC.
Në këtë kontekst, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hartuar një strategji kombëtare që synon depërtimin e IA në sektorët prioritarë, si energjia dhe logjistika. Vendi po trajnon nëpunësit civilë në inteligjencën artificiale dhe synon t'u mësojë një milion qytetarëve mënyra më efikase për të minuar dhe analizuar të dhënat përmes IA. Në shtator, veçanërisht, vendi i Gjirit kishte 120.000 njerëz që punonin në IA ose industri të ngjashme, nga 30.000 dy vjet më parë.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë përpjekur gjithmonë të ruajnë ekuilibrin në politikën e saj të jashtme dhe bashkëpunojnë me SHBA-në në shumë sektorë, përfshirë mbrojtjen. Administrata Biden, e cila e sheh ruajtjen e epërsisë në inteligjencën artificiale si kritike për suksesin e saj të ardhshëm ekonomik dhe sigurinë kombëtare, ka zbatuar një sërë masash dhe kontrolle të rrepta mbi eksportet e produkteve të inteligjencës artificiale dhe gjysmëpërçuesve për të ngadalësuar përparimin e Kinës në industri.
Uashingtoni ka kufizuar gjithashtu shitjen e çipave amerikanë për të siguruar që Kina të mos e përdorë Lindjen e Mesme si një ‘derë e pasme’ për të hyrë në teknologjinë më të fundit të IA.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Sa euro bleu BSH për të frenuar forcimin e lekut? - Në tremujorin e parë të vitit u zhvilluan 3 ankande për 32.60 mln euro
Në tre muajt e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë 32.60 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore për stabilizimin e kursit të këmbimit.......

Pritet rritje e çmimeve të transportit ajror - Shkak, vonesat në prodhimin e avionëve të rinj dhe rritja e kërkesës
Probleme të reja po rëndojnë industrinë globale të aviacionit, duke paralajmëruar rritje të mëtejshme të çmimeve të biletave dhe disponueshmëri të kufizuar të......

“Zbehet” besimi në ecurinë e ekonomisë - Të gjithë sektorët, në rënie. Tregtarët presin më pak punë dhe çmime të larta
Treguesi i ndjesisë ekonomike, një indeks i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë, regjistroi rënie me 2.6 pikë në muajin qershor, por që gjithsesi qëndron mbi......

Hapet aksi Thumanë-Kashar - Rama: Të shohin çfarë është Shqipëria 2030. Balluku: Autostrada e parë e tipit A në Shqipëri
Është hapur për qarkullim aksi Thumanë-Kashar i kategorisë ''A'', 15 muaj nga nisja e punimeve. Mjetet retro, ishin ato që inauguruan aksin e ri, i cili pritet......

Thumanë-Kashar, detajet e projektit/ Autostrada e parë e Kategorisë A, shpejtësi 130 km/orë. Impakti mbi turizem
Autostrada Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që lidh vendin nga veriu në jug, duke qenë pjesë......

Inaugurohet qendra e parë tregtare e jugut, “Galeria by TEG”. Mane: Green Coast, një vepër gjigande. Do të jetë modeli i zhvillimit të turizmit
Është përuruar qendra e vetme tregtare në të gjithë rivierën shqiptare, Galeria by TEG. E pozicionuar në Green Coast në Palasë, qendra tregtare do të ofrojë......

Kompanitë e BE-së do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 40 miliardë euro me Egjiptin!
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha të shtunën se kompanitë evropiane po nënshkruan marrëveshje me vlerë më shumë se 40 miliardë euro me......

Park Ligatinor, investime në hyrje të Liqenit të Shkodrës - BERZH hap tenderin, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit......