Shqipëria Postuar më 29 Qershor 2024, 11:30

Park Ligatinor, investime në hyrje të Liqenit të Shkodrës - BERZH hap tenderin, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore

Nga SCAN TV
Park Ligatinor, investime në hyrje të Liqenit të Shkodrës -

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, me qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun verior.

Sipas BERZH, zona ku do shtrihet projekti është shumë pak e populluar, teksa pjesa natyrore zë përqindjen më të madhe. Parku Ligatinor do ofrojë funksione rekreative për qytetarët si zona për ecje dhe pushim me pamje nga ligatinat dhe objektet sportive. Po ashtu, sipas bankës, ky park ka rëndësi të madhe strategjike për Shkodrën sepse është një projekt pionier i përshtatur nga pikëpamja klimatike, që do të rregullojë përmbytjet në atë zonë.

Ndërhyrjet që do të kryhen janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë e Shqipërisë.

Ky nuk është tenderi i parë që BERZH hap në kuadër të këtij projekti, pasi vetëm pak javë më parë u hap procedura për përmirësimin e potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në Kalanë e Beratit, si dhe rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë - Zogaj - Kufiri me Malin e Zi.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat