Çfarë siguruan më tepër shqiptarët në 5 muajt e parë? - Bie interesi për pronën. Primet nga sigurimi i jetës shkojnë në 847 mln lekë

Megjithëse primet e sigurimit vullnetar kanë pësuar rënie në pesëmujorin e parë të vitit, numri i kontratave të nënshkruara është rritur. Referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e sigurimit vullnetar gjatë muajit janar - maj 2024 arritën vlerën 4 miliardë lekë, 3.56% më pak se në 5 muajt e parë të vitit 2023. Ndërkohë që numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.45%.
Kompanitë e sigurimeve vazhdojnë të mbledhin më shumë të ardhura nga sigurimet e jetës, aksidenteve dhe shëndetit. Konkretisht, primet nga sigurimet e jetës kapën shifrën 847 milionë lekë gjatë muajit janar - maj 2024, duke u rritur me 19.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet e aksidentit dhe shëndetit u rritën me 10.17%.
Gjithashtu, nga të dhënat e AMF rezulton se më pak shqiptarë kanë zgjedhur të derdhin para për sigurimin e pronës. Në portofolat e pronës, përgjegjësive dhe garancive, u mblodhën rreth 500 milionë lek më pak krahasuar me janar - maj 2023. Peshën kryesore në këtë portofol e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 70.72%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme.
Për sa i përket sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, ka pasur një numër të lartë personash që kanë zgjedhur të sigurohen për herë të parë, por kontributi në para ka qenë më i vogël. Kështu, ka pasur një ulje me 25.61% të vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.94% të numrit të kontratave të sigurimit, vlerësuar me periudhën janar - maj 2023.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Në 2030, një në tre makina do të jetë “Made in China” - Industria e automjeteve në Kinë, shqetësim në rritje për perëndimin
Industria e automjeteve në Kinë pritet të vazhdojë të zgjerohet me një ritëm të shpejtë jashtë vendit të saj për të arritur një pjesë prej 33 % të tregut......

Inaugurohet qendra e parë tregtare e jugut, “Galeria by TEG” - Në datat 29-30 qershor do të ketë oferta për të gjithë që e vizitojnë
Sot kremtojmë hapjen e qendrës së parë tregtare të jugut, Galeria by TEG. Galeria by TEG është ndërtuar bazuar në atributet e bregdetit më të bukur të......

Korrupsioni në administratë, ngrihet drejtoria “roje” - Heton praktikat abuzive. Cilat janë funksionet bazë të saj?
Fenomeni i korrupsionit në administratën publike ka bërë që qeveria të marrë masa duke vendosur “roje”. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare, i cili ka hyrë......

Borxhi 29 trilionë USD i ekonomive në zhvillim - 15 vende shpenzojnë më shumë për interesa, sesa për arsimin
Në një samit mbi krizën globale të borxhit të mbajtur disa javë më parë në Vatikan, Papa Françesku u tha bankierëve dhe ekonomistëve se vendet më të varfra në......

Boeing është shumë i madh për t'u ndëshkuar - Prokurorët duhet të vendosin pa dëmtuar ekonominë
Drejtësia nuk është gjithmonë e verbër. Kur bëhet fjalë për ndëshkimin e kompanive të fuqishme, dënimi synon ndëshkimin aq sa të mos përsërisin veprën në......

Arabia Saudite, tregu më i madh i ndërtimit në botë - Vlera totale e prodhimit arrin në 181.5 miliardë dollarë
Arabia Saudite do të bëhet tregu më i madh i ndërtimit në botë, pasi mbretëria po derdh shuma të mëdha parash në projekte që synojnë rinovimin dhe......

Dhërmi, vijon shpërndarja e titujve të pronësisë në grupin e zonave kadastrale me problematikë kronike!
Në Dhërmi vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë me 789 të tillë, në vazhdim të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara në një......

1/3 e popullsisë jeton në Tiranë - Cila është feja që dominon në Shqipëri?
Nga 2.4 milionë banorë në total, Tirana rezulton qarku me përqendrimin më të madh të popullsisë në rang vendi. Sipas Censit 2023, 1/3 e qytetarëve të vendit......