Inaugurohet qendra e parë tregtare e jugut, “Galeria by TEG” - Në datat 29-30 qershor do të ketë oferta për të gjithë që e vizitojnë

Sot kremtojmë hapjen e qendrës së parë tregtare të jugut, Galeria by TEG.
Galeria by TEG është ndërtuar bazuar në atributet e bregdetit më të bukur të rivierës joniane, Palasës, një investim ky që shënon suksesin e radhës në rrugëtimin avangard të Green Coast.
Green Coast është investimi më i madh turistik në Ballkanin Perëndimor, një destinacion elitar që për qëllim ka të ofrojë gjithçka në formë eksperience si një simbol i modernes, dinamizmit dhe relaksit.
Festa në destinacinacionin më të ri të blerjeve në bregdet pret të ketë pjesëmarrës të shumtë si klientë të qendrës, bashkëpunëtor biznesi, njerëz të medias, influencera që përshëndetën me entuziazëm këtë sipërmarrje të re, që i mundonte “puzzle” të shërbimeve të Green Coast.
Kjo qendër tregtare ka si aktorë kryesorë të saj markat më të rëndësishme për të plotësuar nevojat e gjithë banorëve të zonës, atyre që shpenzojnë kohë për të kaluar pushimet, atyre që janë në udhëtim apo atyre që duan të vijnë të bëjnë pazar duke shijuar bregdetin dhe eksperiencën e natyrës.
Siç është Spar, për të plotësuar nevojat ditore të të gjithëve, do të ketë gjigandin e elektronikës që është Neptun, do të ketë zgjedhje në veshje, në aksesorë si dhe disa shërbime të nevojshme për një qendër të këtij lloji.
Galeria by TEG, për data 29 dhe 30 qershor do të ketë oferta të dedikuara ndaj fton tëgjithë ta vizitojnë. Galeria by TEG, është një derivate i frymëzuar nga eksperienca ekselete e qendrës tregtare TEG, e cila është qendra më e madhe dhe më e vizituar në vend. Galeria by TEG është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh financues në rajon.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Korrupsioni në administratë, ngrihet drejtoria “roje” - Heton praktikat abuzive. Cilat janë funksionet bazë të saj?
Fenomeni i korrupsionit në administratën publike ka bërë që qeveria të marrë masa duke vendosur “roje”. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare, i cili ka hyrë......

Borxhi 29 trilionë USD i ekonomive në zhvillim - 15 vende shpenzojnë më shumë për interesa, sesa për arsimin
Në një samit mbi krizën globale të borxhit të mbajtur disa javë më parë në Vatikan, Papa Françesku u tha bankierëve dhe ekonomistëve se vendet më të varfra në......

Boeing është shumë i madh për t'u ndëshkuar - Prokurorët duhet të vendosin pa dëmtuar ekonominë
Drejtësia nuk është gjithmonë e verbër. Kur bëhet fjalë për ndëshkimin e kompanive të fuqishme, dënimi synon ndëshkimin aq sa të mos përsërisin veprën në......

Arabia Saudite, tregu më i madh i ndërtimit në botë - Vlera totale e prodhimit arrin në 181.5 miliardë dollarë
Arabia Saudite do të bëhet tregu më i madh i ndërtimit në botë, pasi mbretëria po derdh shuma të mëdha parash në projekte që synojnë rinovimin dhe......

Dhërmi, vijon shpërndarja e titujve të pronësisë në grupin e zonave kadastrale me problematikë kronike!
Në Dhërmi vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë me 789 të tillë, në vazhdim të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara në një......

1/3 e popullsisë jeton në Tiranë - Cila është feja që dominon në Shqipëri?
Nga 2.4 milionë banorë në total, Tirana rezulton qarku me përqendrimin më të madh të popullsisë në rang vendi. Sipas Censit 2023, 1/3 e qytetarëve të vendit......

Mbi 33 mijë familje më shumë në vend - Dominojnë njësitë ekonomike familjare me 4 anëtarë
Shqipëria e vitit 2023 numëron 755.950 njësi ekonomike familjare, ku nga viti 2011 dhe në vijim janë shtuar 33.688 familje. Madhësia mesatare e një familjeje......

82.5% e familjeve shqiptare janë pronare të shtëpive - Numri i banesave rritet me mbi 70 mijë, 36.4% janë ndërtuar pas vitit 2001
Në 12 vite numri i banesave të reja të ndërtuara në Shqipëri për qëllime banimi është rritur me 70 mijë e 467. Të dhënat zyrtare të Censit 2023, tregojnë se......