Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2024, 13:47

Mbi 33 mijë familje më shumë në vend - Dominojnë njësitë ekonomike familjare me 4 anëtarë

Nga SCAN TV
Mbi 33 mijë familje më shumë në vend - Dominojnë

Shqipëria e vitit 2023 numëron 755.950 njësi ekonomike familjare, ku nga viti 2011 dhe në vijim janë shtuar 33.688 familje. Madhësia mesatare e një familjeje në vendin tonë është 3.2 anëtarë.

Referuar të dhënave të Censit 2023,  pjesa më e madhe e familjeve shqiptarë janë me 4 anëtarë. Konkretisht  38.4%  e njësive ekonomike familjare kanë në përbërje 3-4 anëtarë, 28.5% kanë 2 anëtarë, 19.5% kanë 5+ anëtarë dhe 13,7% kanë vetëm 1 anëtar.

Personi i referencës, apo ai që merr vendimet, i quajtur ndryshe si kryefamiljari në 49% të familjeve shqiptare është në moshën 60 vjeç e lart në 36% është në grupmoshën 40-59 vjeç dhe në  15% është nën moshën 40 vjeç.

Personi i referencës dominohet nga burrat në 75.7% të familjeve shqiptare, ndërsa 24.3 % janë gra.

Sa i takon bërthamës familjare e cila në statistikë ka të bëjë me lidhjen e gjakut , të martesës apo të bashkëjetesës në një njësi ekonomike familjare,  rezulton se 52.2%  janë çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 37.5% janë çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë dhe 10.3% janë prindër të vetëm me një fëmijë.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat