Rriten me afro 10.5% kontratat e sigurimit - Në 5 muajt e parë të vitit u arkëtuan 9,3 mld lekë nga primet e shkruara bruto

Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë gjatë pesë muajve të parë të vitit, si për sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe numrit të kontratave të sigurimit. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit në periudhën janar - maj 2024 kapën vlerën 9,3 miliardë lekë, ose 4.52% më shumë se në janar - maj 2023.
Gjatë kësaj periudhe të parë të vitit, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 557,938, me një rritje prej 10.46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës vetëm 9.04% dhe risigurimi 0.042%. Nëse bëjmë një krahasim të ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, rezulton se primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.91% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë gati 58% të totalit të tregut.
Nga janari deri në maj 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve ishin 32.27% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, konkretisht 3,4 miliardë lekë.
Sa i takon dëmeve të paguara bruto në sigurimin motorik për 5 muajt e parë të vitit, ato kapën vlerën 2,4 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 25.46% krahasuar me janar – maj 2023. Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar - maj 2024 u rritën me 26.45%, ndërsa pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,9 miliardë lekë apo 70% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

14.52% më pak banorë në Shqipëri, se në 2011 - Dalin të dhënat e Censit, Dhuli: Shqipëria ka 2,412,113 banorë
Shqipëria ka 2,412,113 banorë sipas Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, me një rënie prej 14.52% në raport me Censin e vitit 2011. Procesi i regjistrimit u......

Si ka ndryshuar struktura e popullsisë? CENSI 2023: Në Tiranë, 1/3 e popullsisë së vendit. Ndryshon mosha mesatare dhe raporti burra/gra
Shqipëria ka 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë. Kjo është shifra zyrtare që INSTAT ka publikuar si rezultat i CENSIT 2023. Referuar të dhënave të detajuara......

Publikohen të dhënat-Çfarë tregon CENSI 2023 për Shqipërinë
2 milionë e 412 mijë e 113 banorë! Ky është numri zyrtar i popullsisë së banon në Shqipëri. Shifra u bë publike nga vetë drejtuesja e INSTAT në ceremoninë e......

Shtohen pikat e këmbimit valutor, pakësohen degët bankare - Raporti/ BSH licencoi 52 “exchange” gjatë vitit të kaluar
Deri në fund të vitit 2023, në Shqipëri numëroheshin gjithsej 11 banka, 39 subjekte financiare jobanka, 621 zyra të këmbimit valutor, 16 shoqëri të......

Bizneset morën më pak hua në maj - “Tregtia me shumicë dhe me pakicë” kryeson me 35.2% të totalit të kreditimit
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera totale e huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel korporatash jofinanciare......

Panelet diellore, rregulla të reja për lidhjen me rrjetin - Vetëprodhuesit ndahen në kategori. Lehtësim procedurash dhe reduktim kostosh
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re për lidhjen me rrjetin elektrik, që parashikon një sërë ndryshimesh nga ajo që......

Udhëheqësit e BE-së zgjedhin von der Leyen për një mandat të dytë si presidente të KE-së!
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të emërojnë Ursula von der Leyen të Gjermanisë për një mandat të dytë pesë-vjeçar si presidente e Komisionit......

FMN: Fed duhet të mbajë normat e interesit aty ku janë deri në ‘të paktën’ në fund të vitit!
Rezerva Federale duhet të presë për të ulur normat e interesit deri në "të paktën" në fund të vitit, sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar. SHBA-ja është......