Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2024, 12:39

14.52% më pak banorë në Shqipëri, se në 2011 - Dalin të dhënat e Censit, Dhuli: Shqipëria ka 2,412,113 banorë 

Nga SCAN TV
14.52% më pak banorë në Shqipëri, se në 2011 - Dalin

Shqipëria ka 2,412,113 banorë sipas Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, me një rënie prej 14.52% në raport me Censin e vitit 2011. Procesi i regjistrimit u ndërmor përgjatë periudhës 18 shtator – 16 nëntor 2023, ndërkohë që rezultatet kryesore mbi numrin e popullsisë që jeton brenda territorit shqiptar u shpallën nga drejtoesha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli.

Sipas Dhulit, përpunimi i të dhënave më të detajuara do ofrojë informacione të vlefshme për të hartuar politika më të mira arsimore, shëndetësore, ekonomike apo të zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili erdhi 100 vjet pas censit të parë, zhvilluar në vitin 1923, teksa në terren u angazhuan 5240 anketues në të gjithë vendin, ndërsa në total përfshiu 7500 persona.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat