Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2024, 11:55

Bizneset morën më pak hua në maj - “Tregtia me shumicë dhe me pakicë” kryeson me 35.2% të totalit të kreditimit

Nga SCAN TV
Bizneset morën më pak hua në maj - “Tregtia me shumicë

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera totale e huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel korporatash jofinanciare gjatë muajit maj ka pësuar rënie me 5% krahasimisht me një muaj më parë. Në këtë rënie kanë kontribuar negativisht 45% e sektorëve.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi paraqitet kreditimi për secilin sektor gjatë muajit të 5-të të këtij viti. Sipas të dhënave rezulton se flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja ishin më të larta në sektorin e industrisë përpunuese dhe ndërtimit. Konkretisht huaja e re për këto sektorë fiksohet në 4.9 mld lekë  dhe 3.9 mld lekë respektivisht. Shifrat tregojnë se këta sektorë kanë ndjekur një prirje të ngjashme edhe me 55% të sektorëve të tjerë që po ashtu kanë shfaqur një zgjerim të portofolit të kredisë së tyre.

Nëse përllogarisim se ç’ pjesë e huasë totale është shpërndarë për secilin sektor konstatojmë se pjesën më të madhe e zë “Tregtia me shumicë dhe me pakicë” me 35.2%, më pas ndjek “Industria përpunuese” me 18.2% dhe “Ndërtimi “me 16.6%. Kjo renditje mbetet e pandryshuar nga 4-mujori i parë i vitit. Në të kundërt, me nivelin më të ulët të kredisë së re gjatë majit paraqiten sektorët si “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” që zënë secili nga 0.5% të totalit.

Ndërkohë, nëse analizojmë zgjerimin e portofolit për secilin sektor në terma vjetorë, shifrat thonë se “Transporti dhe magazinimi” ka patur rritjen më të lartë me 274.5% dhe “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” e ka zgjeruar portofolin me 119.5%. Nga ana tjetër, “Tregtia” edhe pse renditet si një nga sektorët me nivelin më të lartë të kreditimit në terma vjetorë, e ka rritur financimin me 62.7 % ndërsa “Ndërtimi” e ka ulur me 0.7%.

Armela Duka/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......