Debati televiziv Biden-Trump - Nuk ka shtrëngim duarsh, por akuza të forta reciproke

Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane 2024, u zhvillua debati i parë mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden e Donald Trump. Argumentet e prekura ishin të ndryshme, ndërsa akuzat reciproke të shumta. Biden, me një zë të dobët dhe të ngjirur për shkak të një të ftohure, akuzoi Trump se e kishte lënë vendin në një kaos total. Ai theksoi se ekonomia e trashëguar nga presidenca e republikanit ishte në kolaps. Nga ana e tij, Trump u përgjigj se ishte në të njëjtën formë fizike si 30 vjet më parë dhe e ftoi presidentin Biden të kryente disa teste kontrolli pasi nuk po arrinte të përfundonte pyetjet.
Biden akuzoi Trump se po ekzagjeronte dhe gënjente për emigracionin, pasi të vetmit terroristë që kanë hyrë në SHBA janë ata që erdhën gjatë adiministratës republikane dhe që vranë tre ushtarë amerikanë. Por Trump u përgjigj se Biden ka hapur kufijtë me Meksikën që është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për shkak të emigrantëve të paligjshëm, të dënuarve, të sëmurëve mendorë dhe terroristëve që vrasin dhe përdhunojnë.
Por, kreu i Shtëpisë së Bardhë ngriti tonet duke i thënë se ai ishte humbës dhe budalla dhe i vetmi kriminel i dënuar në atë studio. Madje presidenti amerikan shtoi se Trump kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij me një aktore porno, në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Por ish presidenti nuk vonoi t’i thotë se djali i Biden është kriminel i llojit më të keq.
Ndërsa për sa i përket luftës në Ukrainë Trump pranoi se kushtet për paqe të propozuara nga presidenti rus Putin janë të papranueshme. Por ai premtoi, pa dhënë detaje, se sapo të zgjidhej president do t’i jepte fund luftës. Biden nga ana e tij e etiketoi Putin si një kriminel lufte i cili nuk do të ndalonte me Ukrainën. Ndërsa për konfliktin në Lindjen e Mesme, Trump akuzoi Biden se ishte kthyer në një palestinez të dobët. Ai shtoi se Izraeli duhet të përfundojë punën e nisur kundër Hamas.
Demokratët janë të shqetësuar për performancën e Joe Biden pas debatit televiziv kundër Donald Trump. Kjo të paktën sipas burimeve të informuara për CNN të cilat flasin për një panik të fortë në rradhët e partisë. Dikush madje mendon se presidenti aktual duhet të heqë dorë nga gara për t’i lënë vendin një kandidati më të fortë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Punëtorët, të stresuar dhe të pasigurtë - Sondazhi me më shumë se 56 mijë punonjës nga 50 vende
Punonjësit përjetojnë çdo ditë pasiguri të madhe, pasiguri të fortë financiare dhe rritje të ngarkesës së punës, sipas një sondazhi të PWC, si rezultat i të......

Ndërvarësia e madhe e Europës dhe Kinës - Sponsorët më të mëdhenj të Euro 2024 janë kompanitë kineze
Kina dhe Bashkimi Europian ranë dakord të ecin përpara me bisedimet për planin “27” për të vendosur tarifa shtesë për automjetet elektrike të prodhimit kinez.......

Java mbyllet pozitivisht për Dollarin dhe Paundin – Çfarë ka ndodhur me Euron dhe Frangën?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas në raport me dje është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.1 lekë dhe duke u shitur me 94......

Britania vuan mungesën e madhe të investimeve - Konservatorët dhe laburistët prezantojnë zgjidhjet
Teksa Britania shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, po shfaqen patologjitë e ekonomisë së saj, të mbizotëruara nga mungesa e investimeve, ndërkohë që......

Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15% të profesioneve të lira: Masë joproporcionale, nuk u respektua parimi i sigurisë juridike
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për të rrëzuar ligjin i cili detyronte profesionet e lira të tatoheshin 15%. Sipas vendimit të Kushtetueses nuk është......

Shkencëtarët e klimës shpjegojnë pse moti ekstrem po godet Greqinë!
Sezoni veror i Greqisë ka pasur një nisje tragjike me valën më të hershme të të nxehtit të regjistruar që ka shkaktuar disa vdekje këtë muaj. Të paktën gjashtë......

Energjia e gjelbër përbën pjesën më të madhe të energjisë elektrike të BE-së në vitin 2023!
Energjia e rinovueshme ishte burimi kryesor i energjisë elektrike në BE në vitin 2023, sipas të dhënave paraprake nga Eurostat. Burimet e rinovueshme përbënin......

Qytetet më të jetueshme në botë për vitin 2024!
Konsiderohet ndër qytetet më të bukura në botë për t'u vizituar, dhe duket se Vjena mund të jetë gjithashtu një vend i pamposhtur për të jetuar. Qyteti......