Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15% të profesioneve të lira: Masë joproporcionale, nuk u respektua parimi i sigurisë juridike

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për të rrëzuar ligjin i cili detyronte profesionet e lira të tatoheshin 15%. Sipas vendimit të Kushtetueses nuk është respektuar parimi i proporcionalitetit dhe i sigurisë juridike.
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ka shkaktuar reagime dhe mosdakordësi nga ana e profesionistëve të lirë për mënyrën si janë llogaritur këstet, duke mos u zbritur shpenzimet e parashikuara, dhe kjo ka sjellë edhe një lumë ankesash drejtuar administratës tatimore.
Prej disa muajsh profesionistët e lirë po kundërshtojnë regjimin e ri tatimor që rëndon mbi ta i cili llogaritet nga 15-23 për qind, me argumentin se është një taksim i padrejtë në raport me bizneset e vogla, i lartë dhe i papërballueshëm për të vetëpunësuarit.
Deklarata e plotë e kryetares sw Gjykatws Kushtetuese:
"Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 27.06.2024 njëzëri vlerësoi se ajo ka juridiksion për shqyrtimin e çështjes dhe se të gjithë kërkuesit ( 1/5 e deputetëve, Dhoma e Avokatisë, Shoqatat e kontabilistëve të miratuar dhe ekspertëve kontabël të autorizuar IEKA dhe IKM) legjitimohen për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues, sipas objektit të kërkesës së tyre.
Lidhur me themelin e pretendimeve të kërkuesve, Gjykata pa vënë në dyshim hapësirën e gjerë të vlerësimit të ligjvënësit dhe diskrecionin e tij në fushën fiskale, vlerësoi se neni 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe neni 4 i VKM-së nr. 753/2023, cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës) dhe parimit të proporcionalitetit. Gjykata arriti ne kete perfundim duke mbajtur ne konsiderate skemën tatimore dhe ne vecanti faktin se detyrimi tatimor prej 15 % ndaj kesaj kategorie tatimpaguesish filloi të zbatohej menjëherë pa u lënë kohë të mjaftueshme atyre të përshtateshin me skemën e re tatimore.
Sa me sipër, Gjykata mbajti në vëmendje se ndonëse ligji ka hyrë në datën 18 Maj 2023 dhe i shtrinte efektet e tij nga data 1 Janar 2024, lista analitike e shërbimeve hyri në fuqi në datën 23 Dhjetor 2023 sipas nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023 pra vetëm disa ditë para fillimit të efekteve të ligjit.
Gjithashtu, Gjykata vlerësoi se norma e tatimit prej 15 % e parë së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme, në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatimpaguesve mbi të ardhurat.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash:
Pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe shfuqizimin e nenit 69, pika, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe të nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023.
Rrëzimin e kërkimeve për shfuqizimin e dispozitave të tjera të ligjit."
Sondazh

Shkencëtarët e klimës shpjegojnë pse moti ekstrem po godet Greqinë!
Sezoni veror i Greqisë ka pasur një nisje tragjike me valën më të hershme të të nxehtit të regjistruar që ka shkaktuar disa vdekje këtë muaj. Të paktën gjashtë......

Energjia e gjelbër përbën pjesën më të madhe të energjisë elektrike të BE-së në vitin 2023!
Energjia e rinovueshme ishte burimi kryesor i energjisë elektrike në BE në vitin 2023, sipas të dhënave paraprake nga Eurostat. Burimet e rinovueshme përbënin......

Qytetet më të jetueshme në botë për vitin 2024!
Konsiderohet ndër qytetet më të bukura në botë për t'u vizituar, dhe duket se Vjena mund të jetë gjithashtu një vend i pamposhtur për të jetuar. Qyteti......

Argumentet, si e fitoi Shqipëria arbitrazhin me Bankers - Gjykata ra dakord me interpretimet e shtetit shqiptar për kostot e rikuperueshme
Teksa Bankers kërkoi me anë të arbitrazhit të mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit......

236 mln USD, Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum - Kompania duhet të kthejë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse Patos Marinzë
Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers......

BSH, brenda vitit rregullorja e re për mbrojtjen e klientëve - Deralla: Në 90% të kredive të MCA dhe Final ndërhyjnë përmbaruesit
Banka e Shqipërisë po punon me Bankën Botërore për hartimin e një rregulloreje për mbrojtjen e konsumatorit nga institucionet financiare në tërësi, qofshin ato......

EKSKLUZIVE/ 236 milionë dollarë, Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum
Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers......

Pas rritjes, indeksim çdo dy vite për pagat - Deputetja, Resulaj jep detajet. Për vendorët, diferenca do të jetë me 10%
Prej datës 1 korrik hyn në fuqi rritja e pagës për punonjësit e administratës publike. Janë mbi 83 mijë punonjës, përfshirë punonjësit e policisë,......