BSH, brenda vitit rregullorja e re për mbrojtjen e klientëve - Deralla: Në 90% të kredive të MCA dhe Final ndërhyjnë përmbaruesit

Banka e Shqipërisë po punon me Bankën Botërore për hartimin e një rregulloreje për mbrojtjen e konsumatorit nga institucionet financiare në tërësi, qofshin ato banka apo subjekte jo banka. Në një takim me mediat, pa praninë e kamerave, Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes Financiare në Bankën Qendrore, Deniz Deralla, njoftoi se drafti i rregullores pritet të jetë gati në shtator, ndërsa brenda vitit do të jetë në zbatim.
Për arsye se një pjesë e konsiderueshme e shoqërive jo banka pranojnë të japin kredi për persona me zero aftësi paguese, të cilët janë shumë problematikë dhe krijojnë ngërçe në sistem, rregullorja e re parashikon krijimin e një liste të individëve që nuk duhet t'u jepet kredi nga subjektet financiare jo banka. Këtu përfshihen edhe persona që kanë probleme të shëndetit mendor apo kur familjarët e tyre kërkojnë që të mos u jepet kredi atyre për arsye specifike.
Sipas Derallës, 90% e kredive të Micro Credit Albania dhe Final janë në dorë të përmbaruesve, ndërkohë që 3000 klientë vazhdojnë të shlyejnë rregullisht kreditë e tyre. Edhe këto 3000 raste po verifikohen, pasi ka pasur ankesa të klientëve për abuzime nga dy subjektet. Megjithatë, krahasuar me numrin e madh të klientëve të MCA dhe Final, numri i ankesave ka qenë tepër i vogël.
Banka e Shqipërisë ka propozuar hartimin e një ligji për përmbaruesit, i cili do të parashikojë qartë veprimet që përmbaruesi duhet të ndërmarrë pas vendimit të gjykatës për funksionimin e shoqërive jo banka.
Aktualisht, Banka Qendrore është në pritje të caktimit të një likuidatori nga Ministria e Drejtësisë që të administrojë portofolin e kredive të subjekteve financiare jo banka. Me mbylljen e portofolit të kredive të MCA dhe Final brenda këtij viti, parashikohet që këto dy shoqëri të kalojnë përfundimisht në Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

EKSKLUZIVE/ 236 milionë dollarë, Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum
Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers......

Pas rritjes, indeksim çdo dy vite për pagat - Deputetja, Resulaj jep detajet. Për vendorët, diferenca do të jetë me 10%
Prej datës 1 korrik hyn në fuqi rritja e pagës për punonjësit e administratës publike. Janë mbi 83 mijë punonjës, përfshirë punonjësit e policisë,......

Moti i keq përfshin vendin – OSHEE: Ekipet e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë!
OSHEE Group ka bërë me dije se sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu,......

Detaje të reja për taksën mbi ndërtesat - Vendosen afate, Kadastra Fiskale do të jetë gati në fund të 2026-ës
Kadastra fiskale e cila është element kyç për zbatimin siç duhet të ligjit për taksimin e pasurive, do të jetë gati në fund të vitit 2026. Në dokumentin e......

Më 28 Qershor shpallen të dhënat e Censit 2023 - Del në pah numri real i popullsisë dhe banesave, si dhe situata ekonomike
“Më datën 28 Qershor, INSTAT ka parashikuar të publikojë të dhënat Censit2023 për popullsinë dhe banesat. Të dhëna të cilat do të japin një panoramë të qartë......

Depozitat i rikthehen rritjes pas 4 muajsh - Leku vijon të mbetet dominues edhe gjatë majit
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në muajin maj të këtij viti paraqiten me rritje pas rënies së vazhdueshme që nga muaji janar.......

Më shumë kreditim për ekonominë në maj - Totali regjistrohet në rreth 783 mld lekë, rritje me gati 10% në një vit
Kredia për ekonominë ka shënuar sërish rritje në muajin Maj të këtij viti duke arritur në një total prej 782.9 miliardë lekësh, nga 770.9 miliardë në muajin......

Shqiptarët, blerje rekord diamantesh e metalesh të çmuara - Shifrat e INSTAT tregojnë rritje historike të importeve në 2 muajt e fundit
Shqiptarët kanë rritur ndjeshëm kërkesën për diamante dhe metale të tjera të çmuara. Shifrat e tregtisë së jashtme, të publikuara nga INSTAT, tregojnë se maji......