Më 28 Qershor shpallen të dhënat e Censit 2023 - Del në pah numri real i popullsisë dhe banesave, si dhe situata ekonomike

“Më datën 28 Qershor, INSTAT ka parashikuar të publikojë të dhënat Censit2023 për popullsinë dhe banesat. Të dhëna të cilat do të japin një panoramë të qartë se ku ndodhet vendi aktualisht, duke qenë se Censi i fundit është ndërmarrë në vitin 2011. Sipas INSTAT vetëm një përqindje e vogël popullsie ka mbetur pa regjistruar”.
Censi do të sigurojë një vëzhgim të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, që përfshin aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera, të cilat do të tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023.
Dhe me gjenerimin e të dhënave, pushteti vendor dhe ai qendor do të kenë mundësinë që të ndërmarrin politika konkrete dhe më të mirëorientuara, që lidhen me zhvillimin e ekonomisë, me bizneset, orientimin e masave mbështetëse si dhe ndihmës sociale dhe ekonomike.
Nga ana tjetër të dhënat do të prodhojnë edhe një diagnozë të problematikave, situatës reale social-ekonomike dhe shkaqeve të emigrimit, mbi të cilat mund të ndërmerren politika frenuese.
Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë, zhvilluar në vitin 1923.
Censi i Popullsisë dhe Banesave ka nisur më 18 shtator 2023 , një proces që është kryer nga 7500 anketues dhe u përmbyll me 15 Nëntor.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Depozitat i rikthehen rritjes pas 4 muajsh - Leku vijon të mbetet dominues edhe gjatë majit
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në muajin maj të këtij viti paraqiten me rritje pas rënies së vazhdueshme që nga muaji janar.......

Më shumë kreditim për ekonominë në maj - Totali regjistrohet në rreth 783 mld lekë, rritje me gati 10% në një vit
Kredia për ekonominë ka shënuar sërish rritje në muajin Maj të këtij viti duke arritur në një total prej 782.9 miliardë lekësh, nga 770.9 miliardë në muajin......

Shqiptarët, blerje rekord diamantesh e metalesh të çmuara - Shifrat e INSTAT tregojnë rritje historike të importeve në 2 muajt e fundit
Shqiptarët kanë rritur ndjeshëm kërkesën për diamante dhe metale të tjera të çmuara. Shifrat e tregtisë së jashtme, të publikuara nga INSTAT, tregojnë se maji......

Strategji e re për Parandalimin e Pastrimit të Parave - Dokumenti, për konsultim publik. Cilat janë 4 prioritetet bazë deri në vitin 2030?
Shqipëria pritet të ketë një strategji të re kombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit deri në vitin 2030. Autoriteti i......

Efekti i turizmit rriti tregtinë me pakicë - “Zgjerohet” me 4.9% në tremujorin e parë 2024
Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë shënoi rritje në vlerë me 4.9% në......

Qershori i paqëndrueshëm për tregjet e këmbimit valutor - Euro dhe Jeni, monedhat më të dobëta!
Qershori është një muaj i paqëndrueshëm për tregjet e këmbimit valutor mes dinamikës së shqetësuar ekonomike dhe politike globale. Ndërsa ndjenja e neverisë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan behet sot me 93.1 lekë dhe shitet me 94.1 lekë duke e nisur ditën negativisht dhe në rënie në raport e ditën e djeshme. Euro blihet sot me......

Zyrë e posaçme për gjurmimin e pasurive të krimit - Akses në të dhëna sekrete për luftimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar
Zyra e Rikuperimit të Pasurive do të ngrihet si strukturë e posaçme qendrore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kjo zyrë do të gjurmojë......