Zyrë e posaçme për gjurmimin e pasurive të krimit - Akses në të dhëna sekrete për luftimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar

Zyra e Rikuperimit të Pasurive do të ngrihet si strukturë e posaçme qendrore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kjo zyrë do të gjurmojë të gjitha pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme të grupeve kriminale, të cilat mund t’i nënshtrohen sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente.
Ministria e Brendshme ka publikuar për konsultim publik projektligjin lidhur me krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ZRA), ndër synimet e të cilës është përmirësimi i rezultateve të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Më herët, në Agjendën Kombëtare të Reformave 2024-2027 parashikohej që kjo zyrë të krijohej brenda qershorit të vitit të ardhshëm.
Zyra do të përbëhet nga disa oficerë që do të përzgjidhen nga radhët e punonjësve të policisë, të cilët do të gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore. Ajo do të gëzojë pavarësi operacionale, por do t'i përgjigjet drejtpërsëdrejti Drejtorit të Policisë. Drejtori i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve do të emërohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për një mandat pesëvjeçar dhe mund të shkarkohet po me urdhër të tij.
Me qëllim kryerjen e hetimeve të thelluara për pasuritë që lindin nga veprimtaritë kriminale, Zyra e Rikuperimit të Aseteve do të ketë akses në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, sekrete shtetërore, në regjistrin qendror të llogarive bankare, regjistrin e pronarëve përfitues, si dhe regjistra të tjerë publikë. Kjo zyrë do të shkëmbejë informacion me Agjencinë e Inteligjencës Financiare dhe organe të tjera kombëtare për përmbushjen me sukses të misionit të saj.
Gjithashtu, ZRA do të bashkëpunojë me zyrat e huaja homologe dhe rrjetet ndërkombëtare për rikuperimin e aseteve, të tilla si Rrjeti Evropian i Rikuperimit të Aseteve apo Rrjeti Ndërinstitucional i Rikuperimit të Aseteve Camden. Ajo do të krijohet dhe do të funksionojë në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Turqia po kthehet drejt BRICS - Ankaraja, e “zemëruar” për ngecjen e bisedimeve me BE
Më pak se një vit pas zgjerimit të tij të madh, grupimi BRICS i tregjeve në zhvillim, përfshirë Rusinë dhe Kinën, është gati të forcojë lidhjet me një ekonomi......

A është ky fundi i pushimeve jashtë sezonit? - Pasojat e ndryshimeve klimatike, kompanitë riplanifikojnë udhëtimet
Destinacionet verore shoqërohen shpesh me turma njerëzish dhe radhë të gjata. Sidomos në atraksionet më të famshme të botës, veçanërisht në sezonet e larta......

Ndërtimi i Portit të ri tregtar në Porto Romano - Qeveria autorizon Autoritetin Portual të negociojë drejtpërdrejt me “Royal Haskoning”
Këshilli i Ministrave ka autorizuar Autoritetin Portual Durrës për të negociuar drejtpërdrejt dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me subjektin......

Norvegjia “miraton” minierat në det - Ofrohen për eksplorim zona të mëdha në shtratin e Arktikut
Norvegjia mund të bëhet vendi i parë në botë që nis aktivitetin e minierave komerciale nënujore me shpresën e nxjerrjes së mineraleve të nevojshme për panelet......

Konsumatorët gjermanë, të “shtrënguar” financiarisht - Pas katër muajsh përmirësimi, bie sërish besimi në ekonomi
Konsumatorët gjermanë po i mbajnë kuletat e tyre të mbyllura, pasi besimi i konsumatorëve në vend është dobësuar pas katër muajsh pozitivë. Dhe me këto të......

Ashpërsohet beteja për litiumin - SHBA dhe Kina, në luftë për “arin e bardhë” të Argjentinës
Në Andet argjentinase, në Puna, një vend me erëra të akullta dhe temperatura të ftohta, shtrihet ai që dikur ishte qyteti i begatë i ‘Mina La Casualidad’.......

OECD certifikon progresin e Shqipërisë-Vendi ynë lider për rajonin në 13 nga 15 dimensionet e Raportit
Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore në Paris ku u prezantua Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 (viti 2023 krahasuar me vitin 2021)......

Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar: Autostradë e kategorisë A, hapet për qarkullim pasditen e 30 qershorit!
Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht punimet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, e cila do të......