Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar: Autostradë e kategorisë A, hapet për qarkullim pasditen e 30 qershorit!

Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht punimet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, e cila do të hapet për qarkullimin e automjeteve duke nisur nga pasditja e datës 30 qershor. Krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për detajet e fundit për të përmbyllur edhe rrugët dytësore, të cilat do të jenë pa pagesë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan nga afër punimet e fundit që po realizohen në nyjen e Kasharit.“Punimet kanë përfunduar pothuajse totalisht në të gjithë segmentin. Vetëm nyja e Kasharit është për tu kompletuar me vijëzimet dhe disa elementë të vogla të sigurisë. Ndërsa nyja e Rinasit është totalisht e përfunduar gati për tu aksesuar në datën 30 qershor”, njoftoi Gjyli.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.
“Të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese. Në ndërkohë duhet thënë që jemi në proces negocimi të kontratave të tjera, disa prej tyre janë drejt lidhjes dhe menjëherë ashtu siç ky kantier eci me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duhet të themi që ky është një nga kantieret të dorëzuara në kohë rekord, pavarësisht gjithë problematikës që kemi pasur me shpronësimet. 1 vit e 3 muaj dhe është bërë një punë e shkëlqyer si nga konçesionari, ashtu edhe nga ARRSH-ja edhe nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve në një bashkëpunim të plotë të mbikëqyrur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të qenë gati sot për të dorëzuar këtë vepër vetëm në 15 muaj në total dhe kështu shpresojmë që të shkojmë dhe me lotet e tjera”, tha Balluku.
Ajo tha gjithashtu se të gjitha segmentet e Korridori Blu do të jenë me pagesë, pasi do të jenë akse të shpejtësisë së lartë, por në dispozicion të qytetarëve do të jenë edhe rrugët dytësore të cilat do të jenë pa pagesë. “Me këtë autostradë të parë të kategorisë A dhe pas pak ditësh me hapjen e tunelit të Llogarasë ne do të fillojmë që të dorëzojmë infrastrukturat e para të cilat nuk kanë asgjë për të qenë ndryshe nga ato të Bashkimit Europian”, u shpreh ajo. Balluku bëri të ditur se pasditen e 30 qershorit Thumanë-Kashar do të hapet plotësisht për qarkullimin e automjeteve.
SCAN
Sondazh

Kuvendi, 18 rekomandime për Bankën e Shqipërisë - Miratohet rezoluta, në fokus integrimi në SEPA dhe subjektet financiare jo banka
Brenda një periudhe një vjeçare, Banka Qendrore duhet të plotësojë 18 rekomandime të përcaktuara nga Kuvendi. Është miratuar nga anëtarët e Komisionit......

Rriten me 30% gjobat për ndotësit e mjedisit - Shalsi: Të forcohen strukturat për menaxhimin e mbetjeve
Rritja e gjobave me 30% për bizneset dhe individët që ndotin mjedisin, duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve administrative për menaxhimin e tyre. Ky......

Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO - Zëvendëson në 1 tetor Stoltenberg pas 10 vitesh
NATO emëroi kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të saj të ardhshëm. Rutte, 57 vjeç, do të marrë detyrën e shefit të NATO-s më 1......

Sa rritet paga për mësuesit, mjekët e ushtarakët? - Shtesa edhe për infermierët, punonjësit e burgjeve, apo zjarrfikësit
Rritja e pagave do të jetë e ndryshme për punonjësit e administratës publike, teksa ministrat kanë detajuar shtesat, sipas sektorëve. Për ushtarakët rritja......

Pagat në shtet kalojnë pragun 1 mijë euro në muaj - Rritje nga 1 korriku për disa kategori/ Indeksohen të gjitha pagat e tjera
Nga 1 korriku disa kategori punonjësish në administratën publike do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagesës mujore, duke bërë që paga mesatare në shtet......

Qytetarët e bizneset paguajnë, por nuk marrin shërbime - Haxhimali: Bashkitë po shpopullohen, asnjë progres ekonomik
Qeveria vendore nuk arrin të përmbushë detyrimin për të ofruar shërbime publike në nivelin e duhur për qytetarët. Nga vlerësimi i performancës së funksioneve......

“Bord kombëtar për të informuar qytetarët” - Rama: Duhet ta krijojmë që të sigurojmë informacion të saktë
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencën e gjashtë kombëtare “Për të drejtën për informim” gjatë fjalës së tij përgëzoi progresin e Shqipërisë përsa i......

Yield-i i bonove 12-mujore “prek fundin” - Norma mesatare zbret në 3.28%, favorizuese për qeverinë
Ankandet e bonove të thesarit janë një mekanizëm që përdoret nga Banka e Shqipërisë për të menaxhuar likuiditetin dhe për të financuar nevojat e përkohshme të......