Bota Postuar më 26 Qershor 2024, 14:00

Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO - Zëvendëson në 1 tetor Stoltenberg pas 10 vitesh

Nga SCAN TV
Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO -

NATO emëroi kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të saj të ardhshëm. Rutte, 57 vjeç, do të marrë detyrën e shefit të NATO-s më 1 tetor, duke zëvendësuar norvegjezin Jens Stoltenberg, i cili e mbajti postin për dhjetë vjet.

Në fjalët e tij të para pas marrjes së postit Rutte u shpreh se ishte një nder i madh të emërohej Sekretar i Përgjithshëm. Ai theksoi se Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë kolektive.

Mandati i Stoltenberg, në fakt, është zgjatur vazhdimisht për të siguruar vazhdimësinë pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Presidenti amerikan Joe Biden dhe aleatët e tjerë të NATO-s do të mirëpresin zyrtarisht Rutte në samitin që do të mbahet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik.

Sekretari aktual i përgjithshëm Jens Stoltenberg u shpreh se po e linte NATO-n në duar të sigurta. Ai shtoi se e mirëpriste zgjedhjen e Rutte si pasardhësin e tij në këtë post. “Mark është një 'transatlanticist' i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues konsensusi. I uroj atij sukses ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë NATO-n”, tha ai.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat