34 bashki, në “revansh” taksat dhe tarifat - Cilët janë të “mëdhenjtë” me perfomancë pozitive dhe negative?

Vetëm 34 nga 61 bashki, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të mbledhjes së të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 27 bashkitë e mbetura kanë pasur një performancë negative në këtë drejtim. Referuar raportit vjetor të hartuar nga Instituti për Bashkitë e Shqipërisë , të ardhurat e pushtetit vendor nga taksat dhe tarifat u regjistruan në vlerën e 21.1 miliardë lekëve, me një rritje prej 15.7 % në raport me një vit më parë.
Kontributin kryesor në këtë rritje e japin njësitë e cilësuara si “të mëdha”, siç është bashkia Tiranë (+2.3 miliardë lekë), bashkia Durrës (+300.8 milionë lekë) dhe bashkia Kamëz (+702.7 milionë lekë). Nga ana tjetër, performanca negative i atribuohet sërish bashkive të ashtuquajtura “të mëdha” si p.sh. bashkia Vlorë (-178 milionë lekë), bashkia Kukës (-112.2 milionë lekë), bashkia Shkodër (-132.9 milionë lekë) dhe bashkia Korçë (-100.3 milionë lekë).
Situata është pak a shumë e njëjtë dhe për të ardhurat nga taksat, ku kontributi më i madh vjen prej bashkive Tiranë (+1.9 miliardë lekë), Kamëz (+623 milionë lekë) dhe Kavajë (+189 milionë lekë). Perfomacë më të dobët kanë pasur bashkitë Himarë-(-42 milionë lekë), Shkodër(-49 milionë lekë) dhe Vlorë (-138 milionë lekë).
Në kahun e shpenzimeve të kryera nëpërmjet burimeve të veta, 61 Bashkitë shpenzuan rreth 68.3 miliardë lekë në vitin 2023. Krahasuar me një vit më parë, u shpenzuan rreth 9.9 miliardë lekë më shumë ose 17%.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve të bashkive janë për paga dhe kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me 43.1% pasuar nga shpenzime operative dhe të tjera me 33,3% dhe shpenzime për investime kapitale me 23.6%. E thënë ndryshe për çdo 100 lekë , bashkitë kanë çuar vetëm 23 lekë për investime publike.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Konferenca kombëtare e të drejtës për informim, Komisioneri Dervishi: Ja sfidat me të cilat përballet e drejta për informim dhe transparenca!
Në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës VI Kombëtare për të Drejtën për Informim, Komisioneri Besnik Dervishi tha se edhe pse Shqipëria ka një kuadër ligjor të......

Tuneli rrugor dhe hekurudhor më i gjatë në botë po ndërtohet nën Detin Baltik!
Duke zbritur deri në 40 metra nën Detin Baltik, tuneli më i gjatë nëntokësor në botë do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit......

BE nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit Frontex me Serbinë!
Bashkimi Europian dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi operacional për menaxhimin e kufijve me Agjencinë Europiane të Rojës Kufitare dhe......

A rrezikon vaji i ullirit të bëhet një artikull luksi? - Çmimi varet nga kushtet klimatike që ndikojnë në prodhim
Ka pasur një shtytje të madhe në Spanjë dhe në mbarë Europën për uljen e TVSH-së në zero për vajin e ullirit. Ekonomistët në vendin iberik besojnë se kjo do të......

Taksimi i super të pasurëve - Ekonomistët: Debati duhet të fillojë me nivelin 2%
Një taksë vjetore prej 2% mbi pasuritë që tejkalojnë 1 miliard dollarë është pika fillestare për një diskutim global mbi rritjen e barrës për miliarderët e......

Ushqimet në Spanjë, pa TVSH deri më 30 shtator - Qeveria zgjat masat lehtësuese përballë rritjes së çmimeve
Ushqimet bazë në Spanjë do të vazhdojnë të kenë TVSH-në e reduktuar edhe për disa muaj, por ndryshe nga sa ka ndodhur prej një viti e gjysmë, këtë herë do të......

Maqedonia e Veriut synon energjinë e erës - Kompania Alcazar investon 500 milionë dollarë
Investitori i energjisë së rinovueshme Alcazar Energy Partners tha se ka nisur projektin më të madh të fermës së erës në Maqedoninë e Veriut me një investim......

Eliminimi i gazeve serë - BE financon 650 miliardë euro për qytetet
BE-ja mbështet planin 650 miliardë euro për të ndihmuar qytetet të arrijnë zero neto deri në vitin 2030. Një grup prej 112 qytetesh që synojnë të eliminojnë......