Rajoni Postuar më 26 Qershor 2024, 11:35

Maqedonia e Veriut synon energjinë e erës - Kompania Alcazar investon 500 milionë dollarë

Nga SCAN TV
Maqedonia e Veriut synon energjinë e erës - Kompania Alcazar investon

Investitori i energjisë së rinovueshme Alcazar Energy Partners tha se ka nisur projektin më të madh të fermës së erës në Maqedoninë e Veriut me një investim prej të paktën 500 milionë dollarë për të ndihmuar në gjenerimin e 400 megavateve të energjisë së rinovueshme.

Projekti në qytetin e Shtipit, i vendosur 75 km në jug të kryeqytetit Shkup, është një pjesë qendrore e një marrëveshjeje të shpallur në bisedimet e klimës COP28 vitin e kaluar për të përshpejtuar largimin e vendit nga prodhimi i energjisë me qymyr. Ndërtimi do të fillojë në gjysmën e dytë të 2025-ës.

Pasi të fillojë dhe të funksionojë, projekti pritet të sigurojë një rritje pothuajse pesëfish të kapacitetit të instaluar të erës në vend, në gjendje të furnizojë më shumë se 100.000 shtëpi dhe të shmangë çlirimin e mbi 670.000 tonë emetimeve të karbonit që dëmtojnë klimën në një vit.

Alcazar Energy në një deklaratë për media u shpreh se e sheh Maqedoninë e Veriut si një vend veçanërisht premtues investimi, duke njohur potencialin e saj të rëndësishëm për zhvillimin e energjisë së rinovueshme..

Për shkak të vendndodhjes dhe lidhjeve të rrjetit me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Kosovën, projekti duhet të ndihmojë në reduktimin e mungesës së energjisë dhe të mbështesë tranzicionin e energjisë në të gjithë rajonin.

Hristijan Mickoski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe për Europën, duke pasur parasysh ndërlidhjet e gjera të rrjetit të vendit me fqinjët e saj. Ai do të furnizojë energji të pastër dhe të përballueshme shumë të nevojshme në një kohë vendimtare kur kontinenti po përpiqet të reduktojë varësinë e tij nga karburantet fosile.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Shqipëria 26 Qershor

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi është blerë sot me 92.8 lekë dh është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat