7.3 mld lekë për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH hap tenderët për 4 rajonet e vendit, kohëzgjatja e kontratave do jetë 4 - vjeçare

Me një fond limit total prej rreth 7.3 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 4 tenderë për kontrata punimesh dhe mirëmbajtje të rrugëve nacionale. Procedurat përfshijnë 4 rajonet e vendit, në bazë të të cilave bëhet menaxhimi i rrjetit rrugor, teksa procedurat janë ndarë në lote, sipas akseve rrugore që do të përfshijë kontrata që do të lidhet me operatorin ekonomik fitues. Po ashtu, në dokumentet e tenderit specifikohet se kohëzgjatja e kontratës do të jetë 4 vjet.
Vlera më e lartë parashikohet për Rajonin Verior Shkodër, me një fond limit prej rreth 3 mld lekë, teksa tenderi ndahet në 15 lote të ndryshme. Më pas vjen Rajoni Qendër Perëndim Tiranë, me 10 lote, me një vlerë totoale rreth 1.6 mld lekë dhe kontrata e tretë e mirëmbajtjes përfshin rajonin Jugor Gjirokastër me fond limit prej rreth 1.5 mld lekë për 11 akse të ndryshme që synohet të mirëmbahen, ndërsa i fundit është Rajoni Qendër Lindje Korçë, me rreth 1.2 mld lekë.
Rrjeti Rrugor Kombëtar përbëhet nga rreth 3600 km rrugë, teksa mirëmbajtja përfshin detyrat e mirëmbajtjes rutinë dhe ato periodike. Mirëmbajtja rutinë konsiston në detyra që janë të nevojshme për të mirëmbajtur funksionimin e rrugës, siç janë riparimet e gropave, pastrimi i drenazhimeve, vulosja e plasaritjeve, prerja e vegjetacionit, etj. Ndërkohë që, mirëmbajtja periodike konsiston në masa më të kushtueshme, në mënyrë që të parandalohet degradimi i rrugëve, siç është nivelimi, drenazhimet, rimbushjet, mbishtresat me asfalto - beton, etj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sfidat e reja të bashkive 1 dekadë pas reformës - Digjitalizimi dhe burimet njerëzore, BE grant 10 milionë euro për 61 njësitë
Një dekadë pas vënies në jetë të reformës administrativo-territoriale e mbështetur nga projekti STAR, me një fond total prej 17.4 milionë eurosh, përmes së......

“Boom” i udhëtimeve nga ajri në 5 vitet e fundit - Fluks i lartë pasagjerësh në Aeroportin e Rinasit
Që prej vitit 2019 e deri më sot, ka pasur një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve që përdorin transportin ajror për të udhëtuar. Krahasuar me llojet e......

Investimet e huaja direkte, rekord në 3-mujorin e parë - Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë 354 milionë euro. Gjeografia e shteteve
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i......

Zgjedhjet franceze: Cili do të jetë efekti në tregun europian të borxhit sovran?
Tregjet financiare të Eurozonës po përgatiten për javë të tëra paqëndrueshmërie të shtuar me zgjedhjet e ardhshme parlamentare franceze. Raundi i parë është......

Koreja e Jugut po heq gradualisht kufizimet tregtare prej dekadash për mishin europian!
Republika e Koresë hapi zyrtarisht hyrjen në treg për viçin nga Franca dhe Irlanda në fillim të këtij muaji, duke i dhënë fund një ndalimi të importit që nga......

Kina zgjat hyrjen pa viza për Poloninë së bashku me 11 vende të tjera europiane!
Qytetarët polakë janë të fundit që përfitojnë nga skema e Kinës pa viza, e cila synon të nxisë turizmin. Kina ka zgjatur udhëtimin pa viza në Poloni, Australi......

Kompanitë ushqimore, në pozicion “lufte” - Strategji të reja dhe ushqime më të shëndetshme
Kompanitë e ushqimit po marrin pozicione lufte në një mjedis të ri. Shumë prej tyre janë gati të hedhin në treg marka të reja ushqimore për njerëzit që marrin......

Kriza e banesave në Europë - Çështja më e nxehtë politike për të cilën nuk po flasin politikanët
Votuesit në BE janë të zemëruar për mungesën e strehimit të përballueshëm, raporton Politico në një analizë të të ashtuquajturës ‘krizë të......