Investimet e huaja direkte, rekord në 3-mujorin e parë - Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë 354 milionë euro. Gjeografia e shteteve

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë. Fluksi i investimeve të huaja direkte ka prekur një rekord të ri historik, prej 354 mln euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e e tyre fiksohej pranë 307 milionë eurove.
Së pari, rreth 23% e fluksit total ka ardhur nga investime anonime sipas vendit të origjinës. Janë plot 80 milionë euro flukset e investimeve të huaja direkte në tremujorin e parë të këtij viti të cilat figurojnë si “të tjera për arsye konfidencialiteti”. Bëhet fjalë për 22.6% të totalit që nuk ka “etiketë origjine” për publikun.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cila është gjeografia e investimeve të huaja direkte. Konkretisht, flukset e investimeve nga Turqia gjatë tre muajve të parë të vitit 2024 kanë arritur pranë 69 milionë eurove duke zënë kështu 19.5% të totalit të investimeve. Ndërkohë, në vend të dytë ndjek Italia me 41 milionë euro investime. Austria pason në vend të tretë, ndjekur nga Holanda, Kosova dhe Gjermania.
Në të kundërt, flukset e investimeve ishin më të ulëta nga Kina, Greqia, Suedia dhe Sllovenia, vlera e të cilave varion nga 1 milionë euro në 3 milionë euro. Nëse analizën e shtrijmë në harkun kohor të një viti vëmë re se shtetet si Austria, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova kanë patur rritjen më të lartë të flukseve të investimeve në Shqipëri me 47.8%, 50% dhe 81.8% respektivisht.
Ndërsa, investimet nga Holanda kanë humbur terren krahasimisht me një vit më parë pasi u regjistruan në 25 milionë euro, apo 35 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Po ashtu, me rënie paraqiten edhe investimet nga Greqia, Franca, Suedia dhe Sllovenia.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Zgjedhjet franceze: Cili do të jetë efekti në tregun europian të borxhit sovran?
Tregjet financiare të Eurozonës po përgatiten për javë të tëra paqëndrueshmërie të shtuar me zgjedhjet e ardhshme parlamentare franceze. Raundi i parë është......

Koreja e Jugut po heq gradualisht kufizimet tregtare prej dekadash për mishin europian!
Republika e Koresë hapi zyrtarisht hyrjen në treg për viçin nga Franca dhe Irlanda në fillim të këtij muaji, duke i dhënë fund një ndalimi të importit që nga......

Kina zgjat hyrjen pa viza për Poloninë së bashku me 11 vende të tjera europiane!
Qytetarët polakë janë të fundit që përfitojnë nga skema e Kinës pa viza, e cila synon të nxisë turizmin. Kina ka zgjatur udhëtimin pa viza në Poloni, Australi......

Kompanitë ushqimore, në pozicion “lufte” - Strategji të reja dhe ushqime më të shëndetshme
Kompanitë e ushqimit po marrin pozicione lufte në një mjedis të ri. Shumë prej tyre janë gati të hedhin në treg marka të reja ushqimore për njerëzit që marrin......

Kriza e banesave në Europë - Çështja më e nxehtë politike për të cilën nuk po flasin politikanët
Votuesit në BE janë të zemëruar për mungesën e strehimit të përballueshëm, raporton Politico në një analizë të të ashtuquajturës ‘krizë të......

Europa, nuk “harron” hidrocentralet - Prodhimi i energjisë së pastër kalon në nivel tjetër
Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet në të gjithë Europën ishte 388 teravat orë (TWh), nga janari deri në maj të vitit 2024, sipas grupit të......

Ish-kreu i Bankës Europiane të Investimeve, nën hetim - Prokurorët e akuzojnë për korrupsion dhe shpërdorim fondesh
Werner Hoyer, ish-president i Bankës Europiane të Investimeve, konfirmoi se është nën hetim nga prokurori publik i BE-së për korrupsion dhe shpërdorim fondesh,......

Forcohen Franga dhe Paundi ndërsa Dollari e Euro nuk luhaten!
Dollari amerikan vijon edhe sot të blihet me 92.8 lekë dhe të shitet me 93.7 lekë duke mos pasur lëvizje të ndjeshme të kuotës nga dje sipas kursit të këmbimit......